Ndikimi që ka ardhja në jetë e fëmijës tek meshkujt

Life style

Ndikimi që ka ardhja në jetë e fëmijës tek meshkujt

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një studim i fundit amerikan i publikuar në revistën shkencore “Journal of Sexual Medicine”, tregon se pas lindjes së fëmijës së parë, tek meshkujt vihet re një rënie e ndjeshme e dëshirës seksuale, për shkak të stresit dhe lodhjes.

Sipas studimit një baba në pesë, rinis aktivitetin seksual vetëm pas tre muajve nga lindja. Ndër arsyet e vonesës është shqetësimi për gjendjen fizike të partneres dhe mungesës së kohës për t’iu dedikuar aktivitetit seksual.

Gjatë studimit u mbajt në monitorim sjellja e 114 baballarëve të rinj gjatë tre muajve pas lindjes. Rezultoi se meshkujt kanë nevojë për kohë, për t’u kthyer në normalitet, shkruan noa.al.

Faktorët kritikë që ndikojnë në rënien e dëshirës seksuale të meshkujve, janë lodhja dhe stresi për shkak të prindërimit. Meshkujt ndihen të copëtuar, për shkak të shtimit të angazhimeve dhe orëve të dedikuar foshnjës së sapolindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat