Kërkimi në profilin e Facebook-ut të burrit të saj, ka rezultuar aspak i këndshëm për një grua.
Duke parë fotot e të shoqit, ajo zbuloi se gjatë pushimeve në Pragë, bashkëshorti i saj kishte kryer një tjetër martesë.
Për këtë arsye, gruaja e pare e anglezit Simon Crudgington, bëri denoncim për të në polici.
Ai ishte martuar pa u divorcuar më parë me gruan që kishte dhe për këtë arsye nuk ka mundur të mbrohet me asnjë argument përpara trupit gjykues.
Kështu, Simon u dënua me gjashtë muaj burg, por pas përfunidmit të dënimit, ai do të divorcohet dhe do të jetë në gjendje të jetojë i lumtur martesën me gruan e tij të dytë.