"E mora në makinë që ta çoja në Lushnje, ja sa lekë më kërkoi zonja që të bënim seks"

Life style

"E mora në makinë që ta çoja në Lushnje, ja sa lekë më kërkoi zonja që të bënim seks"

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 17:32
Biseda me zonjën

Një djalë është munduar të bëjë mirë sot, por është shokuar nga oferta që ka marrë. Ai po udhëtonte me makinë, pasi po kthehej nga Vlora për në Tiranë, por papritmas ka parë një grua e cila i ka bërë shenjë me dorë që ta merrte në makinë. Djali ka ndaluar për ta ndihmuar zonjën në fjalë, të cilën e mori në qytetin e Fierit dhe kishte si destinacion Lushnjen.

Fillimisht ata janë prezantuar, ndërsa dyshimi ka filluar pas 5 minutash, kur zonja rreth të 45-ave ka filluar të flasë në celular në një mënyrë të çuditshme. Përveç kësaj ajo ia ka thënë troç që mund të bënte seks me të, nëse ai do i jepte 50 mijë lekë të vjetra.

Djali është habitur nga ato që po dëgjonte, ndërsa gruaja i ka folur edhe për të bijën 14-vjeçare, e cila thoshte se ishte shumë e zhvilluar dhe se shumë klientë ia kërkonin, por ajo kishte mohuar ta përdorte vajzën e saj. Megjithatë, djali ishte dyshues pasi sipas tij, biseda në celular tregonte tjetër gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat