+16/ Sherr i paparë në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh

Life style

+16/ Sherr i paparë në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 20:57
Vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh

Të gjithë e dimë se parukeritë janë vendi i thashethemeve duke qenë se është një vend i mbushur plot e përplot vetëm me femra. Por këto thashetheme ndonjëherë rezultojnë “fatale”, pasi ndodh që femrat të mos bien dakord mes tyre.

E nëse ato nuk bien dakord dhe kanë mendime të ndryshme, duhet të përgatitesh për “luftën” e radhës.

E të mos kishin qenë disa persona të pranishëm që të ndërhynin, kjo do kishte ndodhur në një parukeri në mes të Tiranës, në rrugën e Durrësit.

Sipas raportuesit i gjithë sherri ka ndodhur mes një çifti dhe mes stafit të parukerisë. Fillimisht vajza ka qenë vetëm brenda qendrës estetike në momentin që ka plasur sherri, ndaj stafi e ka patur më të lehtë për ta sulmuar, duke e kapur për flokësh.

Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda.

Raportuesi shprehet se, nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit.

Më poshtë videoja që tregon momentin kur vajza dhe djali, të cilët janë zënë me stafin dalin nga parukeria, ndërsa vajza të tjera i ndjekin nga pas.

“Ishte 1 qift kundrejt te gjitha atyre ate vajzen e shtrin ne toke e kapen per flokesh dhe nderkoh hyri ai djali atehere filloi kec fare i degjeneruan i goditen brenda po ashtu filluan dhe jashte parukeris po me pa dikush dhe e nderpreva videon. Di vetem se konfliktin e kishin me vajzen ishte rastesi si po kaloja aty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat