Studim: Seksi mund t’ju bëj atletë më të mirë

Life style

Studim: Seksi mund t’ju bëj atletë më të mirë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:57
Ilustrim

Kur atletët janë duke u përgatitur për një ndeshje të madhe apo ngjarje sportive, më mirë e keni të besoni se kjo përfshinë shumë trajnime intensive. Por, çfarë ndodh kur këto trajnime bëhen më shumë fizike se që janë?

Një studim i ri i kryer nga Adam & Eve, kompani e lodrave të seksit, në bashkëpunim me ekspertin dhe trajnerin Dr. Mike Young, ka zbuluar se atletët që rregullisht kanë aktivitete seksuale, kanë shënuar përmirësime në performancë.

Sipas një konference për shtyp, studimi është kryer me 21 meshkuj dhe femra atlete përgjatë një periudhe tri javore, si dhe i ka monitoruar aktivitetet e tyre seksuale, performancën në shpejtësi, forcë, aftësi etj. Duke e hulumtuar çështjen e masturbimit dhe seksit, dhe duke i krahasuar ato me performancën atletike, hulumtuesit kanë zbuluar disa rezultate befasuese.

Fizikisht, studimi sugjeron që gjithçka është si pasojë e kimikaleve që lirohen gjatë orgazmës, shumica nga të cilat i zvogëlojnë ndjenjat dhe efektet anësore të atletëve të caktuar që i kanë provuar t’i arrijnë duke përdorur substanca ilegale. P.sh., norepinephrine, kimikal që e rrit vigjilencën, gjallërinë, rrjedhën e gjakut etj., është i krahasueshëm meepinephrine, apo adrenalinën.

Oksitoksina është alternativë natyrale për hormonet asteroide prasterone. Kjo do të thotë se në parim, seksi është ilaç që e përmirëson performancën.

Rezultatet psikologjike janë edhe më shumë interesante. “Kur është fjala për aktivitetin seksual dhe performancën atletike, me të vërtetë që është rast ku perceptimi i një individi është i njëjtë me realitetin e tyre”, shpjegon Dr. Young në konferencën për shtyp.

“Nëse ata ndjehen se pjesëmarrja në aktivitete seksuale e përmirëson performancën atletike, atëherë mundësitë janë të mëdha që kjo do të ndodh”.

Veç kësaj, edhe e kundërta e kësaj është e vërtetë, gjë që i jep atletëve sasi unike të fuqisë. Ata që besojnë se ka një lidhje pozitive mes aktivitetit seksual dhe performancës atletike, thjesht mund të kërkojnë mundësi të tilla si mënyrë efektive për t’u përgatitur për ngjarjet e tyre, ndërsa ata që nuk dëshirojnë, vetëm abstenojnë.

Në fakt, këtë disa e konsiderojnë si fat të keq. Sidoqoftë, cilëndo metodë që atletët e përdorin, është e sigurt të thuhet se për shkak të këtij studimi lojërat Olimpike të këtij viti mund të jenë shumë interesante. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat