Gjërat që i irritojnë meshkujt

Life style

Gjërat që i irritojnë meshkujt

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 13:28
Ilustrim

Të mundoheni shumë për të arritur gjërat

Ata nuk duan të jeni tipi i femrës që duhet të mundohen tepër për të arritur diçka, nuk duan të  shkruani miliona mesazhe vetëm për të marrë një përgjigje të vetme nga ta.

Të gënjeni për çdo gjë që ju rrethon

Këtu bëjnë pjesë edhe mashtrimi me flokët tuaj, thonjtë gjoksin e shumë gjëra tjera artificiale që i gënjeni përballë tjerëve. A është kjo e padrejtë? Ndoshta, edhe ky është një lloj mashtrimi për kamuflimin e pamjes së vërtetë.

Të flisni me një zë fëmije

Sigurisht, ka femra të tilla që luajnë rolin e një foshnjeje duke ndryshuar edhe tonalitetin e zërit. Kjo ju pengon shumë meshkujve, sidomos gjatë seksit, sepse ata duan të shohin një femër tërheqëse dhe e cila flet fjalë të pista, e jo një foshnje me zë të ulët.

T’i dërgoni partnerit foto me mijëra selfie

Vetëm pak, bëhet fjalë për 27 fotografi të njejta me filxhanin e kafesë në duar? Oh ju lutem, fikni telefonin të paktën për një orë dhe shijoni momentin.

Të aktroni rrejshëm

Kjo vlen për çdo gjë. Nëse pretendoni të interesoheni në diçka që realisht nuk jeni, apo shtireni si një tip avantureske vetëm sepse mendoni se meshkujt do të ju pëlejnë, mos e humbni natyrshmërinë tuaj.

Të befasoni partnerin me pozicione të reja seksuale

Ka një dallim kur provoni të ndryshoni një pozicion për të cilin keni lexuar në libra dhe jeni mirë informuar, si dhe të fusni gishtin papritur në prapanicën e partnerit pa paralajmërim. Mos e bëni kurrë këtë të fundit.

Të ngacmoni partnerin nga perspektiva e seksit

Nuk është gjë e mirë të mendoni për aktin seksual vetëm si një lloj shpërblimi, e jo ta shijoni çdo moment të tij.

Përpjekja për të qenë ‘të çuditshme’

Ne e kuptojmë se njerëzit mund të jenë të çuditshëm vetëm nëpër filma. Në jetën reale, nuk është mirë të aktroni, bëhuni vetvetja dhe mos u sillni çuditshëm – kjo vetëm do ta irritojë partnerin.

Të përgënjeshtroni orgazmën tuaj…

Kjo gjë është më se e qartë, të gënjeni partnerin për orgazmë joreale, e bën të ndihet jo vetëm të paaftë por edhe të përulur.

Veproni si e marrë për të fituar vëmendjen

Të qenurit i marrë dhe veprimi i gjesteve jo të mira vetëm për të tërhequr vëmendje, nuk ju bën aspak atraktive. Andaj, mos dilni nga personaliteti juaj, bëhuni vetvetja – kështu më shumë do të vlerësoheni!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat