Gardëroba për të cilat shumë njerëz vetëm ëndërrojnë

Life style

Gardëroba për të cilat shumë njerëz vetëm ëndërrojnë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:11
Ilustrim

Trendi modern në rregullimin e enterierëve, natyrisht për ata njerëz të cilëve ua lejon madhësia e metrave katrorë, janë hapësirat e veçanta të pajisura për vendosjen e rrobave dhe këpucëve.

Paksa më modeste, por ende variante më se tërheqëse janë gardërobat ‘walk-in’, te të cilat për atë qëllim përshtatet vetëm një pjesë e hapësirës, më së shpeshti në dhomë të fjetjes ose në korridor.

Në mesin e tyre ekzistojnë një varg gardërobash të shkëlqyeshme, prej tyre, elementet e të cilave janë të punuara me ngjyra të errëta me qëllim që të theksohet ideja e luksit të pastër, deri te hapësirat më të ndritshme e më të gjalla ku takohen moda dhe dizajni dhe ku krijohet baza e përkryer për rrobat tuaja.

Pa marrë parasysh se a janë këto gardëroba të këtij lloji të gjata e të ngushta, me elemente prej dyshemesë deri në tavan ose hapësira të mëdha me shumë lloje të elementeve për vendosje, të punuara nga materialet më të bukura, të gjitha këto lloje në mënyrë të tyre janë të veçantë dhe ofrojnë argument të shkëlqyeshëm pse janë bërë trend i pagabueshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat