6 gjërat që ai mendon për këpucët e tua

Life style

6 gjërat që ai mendon për këpucët e tua

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:50
Ilustrim

Si çdo femre, edhe ty me siguri që të pëlqejnë shumë këpucët, por je e vetdijshme se këpucët nuk i vesh gjithnjë për ti pëlqyer partnerit tënd apo për të rënë në sy, por thjesht për kënaqësinë tënde...

Dhe ka arritur një moment që dollapet janë mbushur me këpucët e tua.

Ja çfarë mendon patneri yt lidhur më këtë:

1. Duket sikur këto këpucë i ka dizajnuar vet Pikaso! Atij i duken të çudtitshme shumë nga këpucët që ti vesh dhe madje ndonjëherë mendon se janë vepra abstrakte arti.

2. Po a nuk ke njësoj si këto këpucë, por me ngjyrë tjetër? Kur je duke blerë një palë këpucë, modelin e të cilave ai e ka parë tashmë, kjo është pyetja të cilën ai e thotë me ose nën zë.

3. Saaa kushtojnë këto? Mua e gjithë garderoba më kushton më pak se këpucët e tua!

4. Po kur këto këpucë janë kaq të parehatshme, pse i vesh kot? Ai nuk arrin ta kuptojë se përse je gati të vuash por nuk i heq ato këpucë nga këmbët.

5. Sa bukur, tani ma kalove mua me gjatësi! Në këtë momet ai shtrembëron fytyrën pasi ti ke zgjedhur të veshësh këpucë shumë të larta dhe egoja e tij mashkullore fyhet kur sheh se ja kalon me gjatësi.

6. Pse unë e kam fajin se ty të dhëmbin këmbët? Kur ti ankohesh se të dhëmbin këmbët nga këpucët, ky është mendimi i parë që atij i vjen...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat