Çfarë duhet të bëni kur ajo pyet: Me sa femra ke bërë seks para meje?

Life style

Çfarë duhet të bëni kur ajo pyet: Me sa femra ke bërë seks para meje?

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:43
Ilustrim

A mundet historia seksuale ta prishë një lidhje? Të paktën kështu thotë një anketim i kryer nga Superdrug Online Doctor, farmaci online në Britani të Madhe.

Në anketimi me më shumë se 2,000 evropianë dhe amerikanë, 30 për qind e pjesëmarrësve kishin thënë se ekzistojnë mundësitë ta prishin një lidhje nëse do të kishin zbuluar se partneri ka pasur shumë partnerë seksual në të kaluarën.

Por, çfarë konsiderohet “shumë”?

Mesatarisht, gratë e anketuara kishin thënë se çdo person që ka fjetur me më shumë se 15 partnerë e konsideronin si “imoral”.  

Ndërsa meshkujt e kishin caktuar limitin në 14 partnerë.

Veç kësaj, më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve kanë thënë se historitë seksuale duhet të diskutohen brenda katër muajve të parë të një lidhje.

Mirëpo, pavarësisht se a gënjeni apo jo për numrin e partnerëve seksual, kjo mbetet pjesë e asaj që jeni, e është e qartë se kjo nuk është historia e plotë. Prandaj, nëse ajo ndahet vetëm për shkak të kësaj, atëherë mundësitë janë të mëdha që nuk keni lindur për njëri-tjetrin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat