Rrëfimi i 16 vjeçares/ Jam biseksuale, në lidhje me një vajzë, por prindërit...

Life style

Rrëfimi i 16 vjeçares/ Jam biseksuale, në lidhje me një vajzë, por prindërit...

Nga: G.B Më: 27 gusht 2016 Në ora: 14:42
Ilustrim

Një vajzë adoleshente i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se është biseksuale dhe se është në lidhje me një vajzë, por familja nuk e pranojnë, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Jam një vajzë 16 vjeç dhe së fundmi u kam treguar prindërve se jam në lidhje me një vajzë të moshës sime.

Prindërit e mi e kundërshtuan, kështu që ne u ndamë dhe unë dola me një djalë për një kohë të shkurtër.

Por, jam kthyer sërish me të dashurën time, ndërsa prindërit ende duan që unë të jem me një djalë në lidhje.

Unë e di që jam biseksuale, por prindërit mendojnë se po e bëj vetëm për vëmendje.

Tani dua të shkoj tek shtëpia e gjyshërve, që ata të më pranojnë kështu si jam.

Si mund të bindë prindërit e mi se nuk mund të ndryshoj vetëm pse ata duan? E urrej që duhet të fsheh vetveten e vërtetë.

Përgjigja e psikologes:

Prindërit e tu mund të ndikohen nga paragjykimet e vjetra, andaj kanë nevojë që të kuptojnë më shumë për orientimet seksuale./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat