Zbulon një numër në banjë dhe e telefonon, kamionisti gjen dashurinë

Life style

Zbulon një numër në banjë dhe e telefonon, kamionisti gjen dashurinë

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 00:11
Ilustrim

Një kamionist 50 vjeç, e ka gjetur dashurinë e jetës së tij nëpërmjet një numri telefoni që gjeti të shkruar në murin e një banjoje publike.

Mark Ellis po shkonte që të pinte një birrë me një nga miqtë e tij, kur gjatë rrugës për tek lokali, vendosi të përdorë një banjë publike, ku lexoi një nga ato mesazhet klasike “Nëse do një ….., me telefoni”.

Për disa arsye, Mark u intrigua nga mesazhi dhe kështu që vendosi t’i dërgojë një mesazh. “Ç’kemi, si jeni!”, për të parë nëse numri i përkiste një personi të vërtetë.

Befasisht, ai mori një përgjigje “Kush jeni ju?”, dhe që nga ai moment lindi një bisedë. Tre ditë më vonë, Donna dhe Mark u takuan dhe mes tyre lindi një histori dashurie.

Vetëm disa ditë më vonë, Mark i tregoi Donna-s, se si e kishte gjetur numrin e saj të telefoni.

Në fillim vajza ishte në mëdyshje, por më pas kuptoi se duhet të ish i fejuari që e ka bërë një gjë të tillë, duke tentuar që t’i bënte një shaka të hidhur.  “Duhet të falënderoj ish të dashurin tim. Më bëri një nder”, tregon Donna.

Sot Mark dhe Donna kanë dy fëmijë 8 dhe 9 vjeç dhe kur ata i pyesin prindërit se si janë njohur, ata menjëherë shpikin një histori, se si Mark i ra gabimisht numrit të bashkëshortes aktuale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat