Mashkullit tuaj i kanë rënë bateritë? Zbuloni si ta shndërroni në një ‘hamshor’

Life style

Mashkullit tuaj i kanë rënë bateritë? Zbuloni si ta shndërroni në një ‘hamshor’

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 23:38
ilustrim

“Terapia e dritës” rrit dëshirën seksuale te meshkujt.

Kjo është zbuluar nga një studim i prezantuar së fundmi gjatë konferencës së European College of Neuropsychopharmacology në Vjenë.

Rënia e dëshirës seksuale prek në masë meshkujt mbi 40-vjeç. Studiuesit kishin zbuluar më herët se interesi seksual ndryshonte sipas stinëve, por një ekip studiuesish të Universitetit të Siena, analizoi reagimet seksuale dhe fiziologjike të meshkujve ndaj dritës së diellit.

U zbulua se ekspozimi i rregullt në diell gjatë ditës çon në një shtim të nivelit të testosteronit dhe për rrjedhojë edhe një përmirësim në jetën seksuale, shkruan Noa.

Andrea Fagiolini drejtues i studimit thotë se, “Kemi zbuluar ndikim të ndjeshëm tek ata persona që u ekspozuan në mënyrë aktive ndaj dritës së diellit në raport me personat e tjerë. Para trajtimit me rrezet e diellit pjesëmarrësit shprehnin një nivel kënaqësi në shtrat 2 nga 10, ndërsa pas trajtimit niveli i kënaqësisë shkoi në 6.3”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat