Bëra seks me një vajzë lezbike, tani jam e hutuar për orientimin tim seksual dhe...

Life style

Bëra seks me një vajzë lezbike, tani jam e hutuar për orientimin tim seksual dhe...

Nga: N.E Më: 20 shtator 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer historinë për ‘The Sun’, ku ka treguar se ka pasur marrëdhënie me një vajzë të po të njëjtës moshë dhe tani është e hutuar pasi nuk e di nëse është heteroseksuale apo ajo dhe nuk guxon t’i tregojë askujt, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Në një festë takova një vajzë, ajo erdhi afër meje dhe përfunduam në shtrat duke kaluar një natë të shkëlqyer edhe pse jam femër edhe unë.

Unë nuk mund të ndalojë së menduari për të edhe pse unë jam heteroseksuale.

Unë kam shkuar gjithmonë vetëm me djem mirëpo ajo vajzë nuk largohet nga koka ime.

Unë jam 20 vjeçare.

Miku im ka ditëlindjen e tij të 21-të dhe ka organizuar një festë për fundjavë me miqtë dhe vajzën që e kam takuar.

Të shtunën kemi shkuar në një ilixhë dhe gjithë ditën kemi pirë shampanjë dhe jemi përkëdhelur.

Më pas, të gjithë jemi veshur dhe kemi shkuar në një klub nate.

Ajo vajzë që kurrë nuk e kam takuar më herët më mbajti gjithë ditën për të qëndruar vetëm me të.

Ajo është 22, me të vërtetë e bukur dhe ne kuptohemi shumë mirë. Ne të gjithë kemi pirë shumë në klub dhe gjithë kërcenim mirëpo në fakt ajo po filtronte me mua.

Kur u kthyem në hotel shkuam në dhomat tona.

Unë nuk mund t’iu tregoj miqve të mi apo familjes sime për këtë sepse jam e sigurt që do të tronditen.

Atë natë pasi shkova në dhomën time nuk kanë kaluar as pesë minuta dhe dikush trokiti në derë.

Ishte pikërisht ajo vajzë. Fillimisht u puthëm dhe më pas ngadalë hap pas hapi shkuam më tej dhe përfunduam në shtrat.

Unë isha e kënaqur për atë çfarë bëra dhe e kuptova që edhe ajo ishte njëjtë e lumtur sikur unë.

 Ajo qëndroi gjithë natën tek unë ndërsa në mëngjes u zgjuam bashkë dhe bëmë dush.

Ajo më tha se isha shumë e bukur dhe e papërmbajtshme. Gjatë asaj dite unë u përpoqa ta mbaja larg mirëpo para se të shkonim nëpër shtëpi ne u puthëm përsëri.

Ajo ka qenë në mendjen time çdo sekondë. Unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me gra dhe tani ndihem tërësisht e hutuar. Unë nuk mund tua them miqve apo familjes time për këtë sepse e di që do të mbeten të hutuar ashtu siç jam edhe unë.

Miku im që kishte ditëlindjen më pyeti nëse ndihesha mirë pasi që iu dukesha e largët, ai gjithashtu më pyeti si kalova në ditëlindje dhe mos shoqja e tij më kishte mërzitur mua pasi që ajo ka shumë pak reputacion. Unë vetëm iu përgjigja që nuk ishte ashtu, mirëpo tani brengosem mos më pyesin më tepër rreth asaj vajze.

Pëgjigjja e psikologes

Është e lehtë për ta larguar prej mendjes vetëm me një gëllënjkë pije dhe me argëtim, mirëpo ajo ka shkaktuar në mënyrë të qartë diçka më të thellë në ju.

Shihet qartë se kjo vajzë me pak reputacion ka qenë e aftë që të dërmojë ty në krahë të saj. A është dilem juaj në lidhje me të apo më shumë je habitur që ke qenë e kënaqur me dikë të gjinisë së njëjtë?

Ajo ndjenjë të frikëson edhe në lidhje me familjen tuaj apo miqtë e juaj.

Nëse ju doni të merrni gjërat më tej me këtë vajzë dhe të shihni nëse ka një shans për një marrëdhënie, atëherë është mirë që ju të kontaktoni drejtpërdrejtë me të.

Një ide tjetër e mirë është që ju të bisedoni me shokun tuaj që e ka pasur ditëlindjen. Nëse kjo të bën që të ndjehesh më shumë e hutuar dhe e shqetësuar për bindjen tuaj seksuale atëherë mund të na vizitoni për të biseduar më tepër dhe do ta keni mbështetjen time./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat