“Babai ma humbi virgjërinë në moshën 11 vjeçare”

Life style

“Babai ma humbi virgjërinë në moshën 11 vjeçare”

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:44
Karen Lockhart

Një grua e cila ishte abuzuar tmerrësisht nga babai i saj kur ishte fëmijë, ka folur publikisht për jetën e saj.

Karen Lockhart tani 57 vjeçare, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj qysh si fëmijë.

Për ta mbrojtur nënën e saj, ajo e kishte mbajtur të fshehtë këtë të vërtetë për dekada të tëra – por pas inkurajimit që i bëri vajza dhe miqtë e saj, më në fund ajo vendosi që të deklarojë gjithçka pas 45 viteve.

Ajo për Machester Evening Neës, kishte treguar se babai i saj e kishte prekur në zonat intime qysh në moshën 7 vjeçare për t’ia humbur virgjërinë kur ajo mbushi 11 vjet.

Babai i saj, Albert Starkie, ishte ndarë nga nëna e saj kur ajo ishte 10 vjeçare – por incidentet kanë ndodhur në shtëpinë e saj dhe të tij.

Lockhart, është shprehur se jeta e saj është shkatërruar pas abuzimit të babait të saj.

“Në atë kohë mendoja që të gjithë baballarët e bënin këtë gjë por teksa rritesha e kuptova që ai e kishte gabim. Ai më thoshte që ishte sekreti jonë dhe nëse i tregoja dikujt atëherë do të isha në telashe e për atë arsye e mbaja sekret”.

Abuzimi ndaj saj kishte përfunduar kur ishte 11 vjeçe dhe Lockhart shprehet se që nga atëherë është munduar që të ketë një lidhje “normale” me babain e saj.

Ata vazhdonin që t’i festonin së bashku ditëlindjet dhe Krishtlindjet.

Por gjërat ndryshuan kur ajo i tregoi një mike të saj se çfarë i kishte ndodhur në fëmijëri.

“Ndihem sikur ma ka vjedhur jetën. Si mund të ma bënte këtë gjë, mua vajzës së tij. Ai supozohej që të më donte e jo të më shfrytëzonte. E shfrytëzonte një fëmijë shtatë vjeçar”, ka thënë Lockhart.

Ajo ka thënë se ka vuajtur nga bulimia për shkak të abuzimit nga babai i saj.

Por babai i saj, Starkie, është dënuar në fillim të këtij viti për tentim përdhunimi ndaj një vajze 14 vjeçe, si dhe përdhunim ndaj një fëmijë nën 13 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat