Personat që preferojnë mishin do të ndaheshin nga partneri që përpiqet t’i kthejë në vegjetarianë…

Life style

Personat që preferojnë mishin do të ndaheshin nga partneri që përpiqet t’i kthejë në vegjetarianë…

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Thonë se dashuria është e verbër, por duket se shija është më e rëndësishme. Sipas një studimi të ri, 72 për qind e ngrënësve të mishit do të ndaheshin me partnerin nëse do të insistonin t’i kthenin në vegjetarianë.

Në anketimin me 11,000 beqarë nga Australia, Evropa dhe Amerika Veriore, shumica e të anketuarve e kanë pranuar këtë, në pyetjen se nëse dikush do t’i jepte ultimatum “mua apo mishin”.

Përderisa 43 për qind e vegjetarianëve kanë thënë se preferojnë që partneri të konsiderojë të hajë më pak mish, 55 për qind tjerë kanë thënë se njerëzit duhet ta zgjedhin vegjetarianizmin për veten.

Sidoqoftë, anketimi gjithashtu ka zbuluar se 92 për qind e vegjetarianëve preferojnë të dalin me një vegjetarian tjetër, ndërsa 90 për qind e njerëzve që preferojnë mishin dëshirojnë të dalin me dikë që ka të njëjtin apetit.

Anketimi është kryer në shtete të ndryshme të botës dhe ka zbuluar se vegjetarianët e Australisë e kanë shumë më lehtë sesa ata të Francës dhe Hungarisë – ku vetëm 15 për qind e beqarëve kanë deklaruar se preferojnë të dalin me një vegjetarian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat