Trend i ri i Hollywoodit: Gjatë tetorit meshkujt çdo ditë do t’i bëjnë me llak thonjtë

Life style

Trend i ri i Hollywoodit: Gjatë tetorit meshkujt çdo ditë do t’i bëjnë me llak thonjtë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 08:43
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë njerëz të famshëm po i bashkohen aksionit kundër dukurisë në shoqërinë bashkëkohore për të cilën nuk po flitet mjaftueshëm!

Në të vërtetë, para dy vjetësh fushata e filluar “Mashkulli me llak në thonj” në kuadër të së cilës meshkujt e famshëm bëjnë me llak nga një thua në mënyrë që të tërheqin vëmendjen dhe të ngrenë vetëdijen për të drejtat e fëmijëve.

Fjala është për vogëlushët të cilët janë viktima të dhunës seksuale, ndërkaq “Daily Mail” atëherë ka informuar që sot një ndër pesë fëmijë ndodhet në situatë të këtillë!

Duke pasur parasysh atë që aksionet e deritashme nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, bandillët më të famshëm holivudianë i janë bashkuar fushatës e cila do të duhej të ngrinte vetëdijen për formën e rëndë të dhunës.

Sivjet në mesin e të parëve “mashkull me llak në thonj” është bërë i famshmi Chris Hemsworth. Aktori në profilin e vet në Instagram ka publikuar fotografinë në të cilën ka pozuar një thua të ngjyrosur me të kuqe.

“Pikërisht i jam bashkuar fushatës “Mashkulli me llak në thonj”!

– Një ndër pesë fëmijët është viktimë e dhunës fizike/apo edhe seksuale para se t’i mbush 18 vjeç.

Aktori ka theksuar që gjatë tetorit të bëjë me llak nga një thua në mënyrë që të vërë në pah këtë të dhënë statistikore, për të ngritur vetëdijen dhe për të mbledhur mjete për luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Më herët këtij aksioni i janë bashkuar yjet Alec Baldwin, Maria Battaglia, Hugh Jackman…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat