24-vjeçarja martohet me një 68-vjeçar, por zbulon diçka që nuk mund ta imagjinonte kurrë

Life style

24-vjeçarja martohet me një 68-vjeçar, por zbulon diçka që nuk mund ta imagjinonte kurrë

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një grua e sapomartuar mësoi një të vërtetë tronditëse tre muaj pas dasmës së saj. Duke parë fotografitë e vjetra të familjes, ajo mësoi krejt papritur se personi me të cilin ishte martuar ishte në të vërtetë gjyshi i saj biologjik.

Ngjarja ka ndodhur në Florida të SHBA-ve dhe historia është publikuar në “Florida Sun Post”.

Burri 68-vjeçar, një milioner që jeton në brigjet e Majamit, i propozoi martesë 24-vjeçares në mbrëmjen e Vitit të Ri, pas njohjes online.

Ai i kishte humbur lidhjet me gruan e tij të hershme dhe fëmijët që kishte pasur me të. Ishte martuar për herë të dytë dhe ishte ndarë sërish pasi kishte fituar një lotari 7 milionë dollarëshe.

Në kërkim të një partnereje të re, ai i është drejtuar një faqeje takimesh, ku ka njohur vajzën që në të vërtetë ishte mbesa e tij.

Por tre muaj pas martesës, teksa shikonin fotot familjare, ata kuptuan lidhjen e gjakut.

“U ndjeva e tronditur kur pashë tim atë në fotot e albumit familjar”, tregon nusja. Por përveç zbulimit tronditës, çifti thotë se nuk kanë ndërmend të ndahen.

“Kam dy martesa të dështuara pas krahëve. Nuk kam ndërmend të shtoj një të tretë”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat