E lashë gruan dhe fëmijët për një vajzë që njoha dhe jetoj tani me të, por vajza ime...

Life style

E lashë gruan dhe fëmijët për një vajzë që njoha dhe jetoj tani me të, por vajza ime...

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 15:48
Ilustrim

Një burrë ka rrëfyer për The Sun se ka lënë gruan dhe dy fëmijë për një vajzë që ka njohur, me të cilën tashmë jeton, përcjell Bota Sot.

Por, ai thotë se vajza e tij 11 vjeçe nuk mund t’ia falë dhe nuk i flet as nuk e takon, pasi e urren për atë që ka bërë.

Kjo është letra e tij:

Jam dashuruar me një grua tjetër por vajza ime nuk do të ma fal kurrë këtë.

E kam njohur këtë vajzë në fitnes dhe është e mrekullueshme, ka trup të mirë dhe është dëgjuese e mirë.

Unë ia tregova të gjitha problemet e mia dhe ajo ishte shumë e kuptueshme. ajo është 26 ndërsa unë jam 29.

Një ditë ajo më tha që të dilnim në një klub dhe gjërat shkuan tutje e ne bëmë më shumë se një pije që pimë.

Ishte e mahnitshme të bësh seks me dikë që dëshiron të të prekë intimisht. e kuptova se sa shumë më kishte munguar seksi.

Unë dhe gruaja ime jemi zënë shumë, madje dhe para fëmijëve, një vajzë 11 dhe djalin 7 vjet.

Babai im ka pasur një sulm në zemër dhe gjërat tek ai nuk kanë shkuar më kurrë mirë. ndërsa nëna ime ka pasur problem me tension.

gruaja ime e cila që është 30 vjet nuk ishte aspak mbështetëse dhe u ndjeva i palumtur dhe i injoruar.

Pastaj e njoha të dashurën e re dhe u ndjeva komod dhe i dashur. Përfundimisht mora guximin që të largohem nga shtëpia dhe të zhvendosem në të banesë me të dashurën e re.

Jeta do t[ ishte e lumtur nëse vajza ime nuk do të më urrente dhe ajo nuk do që të bëjë asgjë me mua.

Djali është në rregull, por vajza jo, e telefonoj apo i shkruaj mesazh dhe ajo nuk më përgjigjet.

Kjo po ma thyen zemrën.

Ajo duhet të ketë ndihmë speciale në shkollë, pavarësisht të gjithave.

Gjithë çfarë dua është që vajza ime të më lejojë të jem babai që kam qenë. Kam provuar çdo gjë, por urrejtja është aq e madhe sa që mund ta presh me thikë .

Ndjehem sikur e kam mbytur atë bashkë me familjen.

Përgjigja e psikologes:

Shihe çdo ditë djalin tënd dhe përpiqu që të jesh në kontakt me vajzën tënde.

Është e rëndësishme që tu tregosh se dëshiron që të jesh i përfshirë në jetët e tyre.

Ajo duhet të jetë e mërzitur për gjithë këtë që ka ndodhur dhe ndoshta edhe për gjyshërit e sëmurë.

Duket sikur bota e saj është përmbysur. E gjithë çfarë ajo do është që t’i ketë përsëri bashkë nënën dhe babain e saj.

Kjo është normale dhe natyrale por bisedo me gruan tënde se sa e rëndësishme është që të kesh kontakt të afërt me bijën tënde./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat