Nëse jeni afër njerëzve të dehur, ju nuk mund ta dini nëse edhe vet jeni të dehur

Life style

Nëse jeni afër njerëzve të dehur, ju nuk mund ta dini nëse edhe vet jeni të dehur

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:49
Ilustrim

Mund të mendoni se e dini saktë kur deheni, por sipas një studimi të fundit gjendjen tonë të dehjes e vendosim në bazë të njerëzve me të cilët jemi.

Studimi, i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Cardiffit dhe i publikuar në revistën BMC Public Health, ka performuar testime dhe anketime në mbi 1,800 njerëz për të zbuluar se sa i saktë është gjykimi i tyre për dehjen. Hulumtuesit kanë zbuluar se nuk është numri i pijeve që i konsumojnë i cili i shpin drejt gjykimit, por sa shokë ishin apo nuk ishin duke pirë.

Pra, ne kemi tendenca ta vlerësojmë veten duke u bazuar në njerëzit që gjenden përreth nesh. Nëse të gjithë shokët nuk duken të dehur, atëherë jeni më të prirë të raportoni se jeni më të dehur sesa që jeni në të vërtetë – pavarësisht se keni konsumuar të njëjtën sasi.

Dhe, nëse miqtë ‘aktrojnë’ si më të dehur se ju, atëherë ju jeni më të prirë të raportoni se jeni më pak të dehur.

Kjo mund të jetë e rrezikshme kur mendoni se nuk jeni aq të dehur dhe merrni vendim ta vozisni veturën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat