10 sekrete për të mos humbur dashuria pasi jeni afruar shumë

Life style

10 sekrete për të mos humbur dashuria pasi jeni afruar shumë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:33
Ilustrim

Dashuria ka rol protagonist në jetën tonë. Të rrëmben në thellësinë e saj, pa kuptuar se ku je dhe çfarë bën. Megjithatë të gjithë e presin, të gjithë e ëndërrojnë. Edhe një ditë vjen! E jeton në të gjitha fazat e saj. Nga ajo që të bën të fluturosh mbi re, e deri tek ajo që të përplas fort në tokë. Ato faza që ndihesh si e paprekshme dhe ato që ndihesh si një budallaqe e vogël.

Një nga këto fazat është edhe faza më e bukur, e paralelisht një nga provat më të vështira. Bashkëjetesa. E quaj provë, sepse duke jetuar 24 orë në prani të tjetrit, zbulon të gjitha anët e tij, të mira e të këqija. Atëherë kupton nëse flaka e dashurisë ndizet më shumë, apo shuhet.

Përditshmëria me siguri që e gërryen lidhjen, nëse ajo nuk ka themele të sigurta dhe dashuri të vërtetë. Tjetër është ta takosh dikë për disa orë në ditë, duke qenë në qef e duke veshur buzëqeshjen tënde më të mirë, e tjetër është ta shikosh non stop, në çdo gjendje emocionale. Kështu që me siguri duhen disa preukopime reciproke e disa “taktika femërore” për të mos humbur shkëlqimi i dashurisë nga përditshmëria.

Përditshmëria është e bukur kur e ndan me atë që dashuron. Por ka edhe disa kurthe, për të cilat duhet të kesh kujdes.

Këto janë 10 sekrete-taktika për të mos humbur dashuria gjatë bashkëjetesës.

Mos ndrysho sjellje, atë që bëjë me parë bëje dhe tani. Nëse përshembull mblidhje rrobat e tij kur shkoje në shtëpinë e tij në fundjavë, bëje dhe tani. Mos trego që çdo gjë e bëje sa për sy e faqe.

Mos u grind për ta bindur. Në vazhdim të shembullit të mëparshem. Nëse ai vazhdon t’i hedhë rrobat në karrige apo në dysheme, mos u grind. Por, me mënyrë të ëmbël, tregoi se dollapi dhe jo karrigia është vendi i duhur për rrobat.

Mos u ngjit pas tij. Vertët jeni poshtë të njëjtës çati, por nuk është e thënë t’i ngjiteni njëri-tjetrit. Lerini hapësirën e duhur partnerit.

Të jesh miqësore me miqtë që ju vizitojnë. Për një mashkull është shumë e rëndësishme që partnerja e tij të shkojë mirë me shoqërinë. Shokët e tij janë të përbashkët tashmë.

Mos i mbaj inate. Mos e lër energjinë negative të futet në shtëpinë tuaj. Inati sjell vetëm inat, kështu që lëreni egoizmin mënjanë dhe bashkëbisedoni edhe për gjërat më të vogla.

Asnjëherë mos flini të zënë. Por edhe nëse ndodh, pa i folur partnerit mund ta përqafosh. Zgjimi sigurisht që do jetë shumë ndryshe.

Bisedoni për gjithçka. Dëgjoji të gjitha ato që thotë. Është shumë e rëndësishme ta lësh të të shprehë çdo gjë. Edhe nëse ti ke diçka për t’i thënë, harro shprehjen “Nuk kam asgjë”. Trego çdo gjë që të mundon.

Mos harro imazhin që kishte krijuar për ty para se të bashkëjetonit. Nuk po them të rrish me taka para tij, por edhe fare e pakuruar mos rri. Mos harro! Pastërtia luan rol kryesor.

Bëji surpriza. Provo t’i gatuash ushqimin e tij të preferuar, pa u mërzitur nëse nuk e ha. Vërtet mund të mos ia kesh dalë dhe ushqimi të mos hahet. Megjitatë nëse ai e ha vetëm për të të bërë qefin, atëherë mos e lër kurrë. Ai është ideali.

Të jesh e paparashikueshme. Mos harro vrullin me të cilin e përqafoje kur kishe disa ditë pa e parë. Pse mos e kesh atë vrull çdo ditë. Edhe kur kanë kaluar vetëm pak orë pa u parë.

Këto! Mos harroni, për çdo gjë duhen vetëm pak taktika femërore. Çdo gjë e kemi në dorë, mjafton ta duam ta realizojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat