Çfarë është gjuha e trupit?

Life style

Çfarë është gjuha e trupit?

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Padyshim se gjuha e trupit është burim krucial i komunikimit jo verbal. Trupi flet edhe atëherë kur goja nuk flet. Vetullat i ngrini kur keni për qëllim të thoni, “më vjen keq” ose “thuaje prapë?”.

Ndërsa mund të luani pak me flokë gjatë momenteve kur keni mungesë vetëbesimi. Pra, kur është fjala për lënien e një përshtypje të fuqishme te të tjerët, gjuha e trupit është më me zë sesa vet fjalët.

Sipas Amy Cuddy, psikologe sociale dhe hulumtuese në Shkollën e Biznesit të Harvardit, gjuha e trupit është e rëndësishme sepse përmes saj ne mund t’ua ndryshojmë perceptimet njerëzve tjerë. Veç kësaj, ne mund ta ndryshojmë edhe vet kiminë e trupit tonë duke e ndryshuar pozitën e trupit.

Të qëndruarit në një pozitë me vetëbesim kur ju mungon një gjë e tillë, mund të ndikojë në mënyrën se si truri i interpreton veprimet dhe eventualisht mund të ndjeni vetëbesimin duke qarkulluar në trupin tuaj.

Prandaj, kur është fjala për gjuhën e trupit, ju duhet të keni kujdes me mënyrën si qëndroni, me kontaktin e syve, shtrëngimin e duarve, tonin e zërit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat