Historia: Babai ishte në Turqi kur kapa nënën duke bërë seks me mjekun

Life style

Historia: Babai ishte në Turqi kur kapa nënën duke bërë seks me mjekun

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

 

Ende nuk mund të besoj se si e zura nënën time tek dentisti, ngujuar me mjekun. Në atë kohë sapo i kisha mbushur të njëzetat, ndërsa ajo ishte rreth të pesëdhjetave. Me nënën time ai punonte në të njëjtin repart të Spitalit të Prishtinës, ndërkaq babai im kishte shumë besimin në gruan e vet, pra në nënën time, madje edhe atëherë kur ai shkonte për mall në Turqi e nuk kthehej një javë të tërë”.

As që më kishte shkuar mendja ndonjëherë se do e zija në flagrancë nënën time, duke bërë dashuri me kolegun e punës. Në fakt, mund të logjikoja se nënën dhe mjekun mund t’i lidhte diçka edhe intime, por kurrë nuk mund të nuhasja diçka të ngjashme ndërmjet tyre.

Babai im ishte i civilizuar dhe kurrë nuk e kisha dëgjuar të grindej me nënën time. Prandaj, asnjëherë nuk kam guxuar t’i tregoj babait për nënën time, sepse e kam ditur se nuk do të më besonte për atë që kisha parë me sytë e mi.

Si e pashë mjekun me nënën time

E kuptova mirë se nëna ime ishte me mjekun brenda atë ditë kur shkova te ajo në spital dhe në derën e saj shkruante: “Jemi në pushim”. Më shkoi menjëherë në mendje se çfarë ishin duke bërë ata në ato çaste. U afrova afër derës dhe veshin e mbështeta për dere. Nuk dëgjohej asnjë fjalë, përveç disa ofshamave.

Dhe, e bindur se ata të dy janë brenda, vendosa të qëndroja aty derisa ta hapnin derën, qoftë edhe në mbrëmje. Pas nja një ore ngadalë u dëgjua lëvizja e çelësit teksa e hapnin derën. Kur kuptova se dera tashmë nuk ishte e kyçur, e hapa derën. Ajo qëndronte shtrirë në shtratin e dentistit, kurse ai para pasqyrës i krihte flokët e prishura. Kur më panë i mbyllën sytë me duar dhe nuk folën gjë. Unë, e zhgënjyer shumë në nënën time, dola jashtë pa folur, madje, asnjë fjalë…

Rastin e mbajta të fshehtë

Në shtëpi nuk i tregova babait se çfarë kisha parë, por vazhdoja ta mbaja ngjarjen të fshehtë. Mjeku vinte në shtëpinë tonë, rrinte dhe pinte çaj me babanë, i cili as që dinte se çfarë bënte gruaja e tij me të. Sa herë që vinte mjeku në shtëpi më përpinte me sy, e më shtynte ta urreja edhe më shumë. Tashmë, si dukej, radhën e kisha unë.

E, që t’ia thyeja turinjtë mirë, i thashë se do i tregoja babait se i kam parë me nënën. Kjo bëri që prej atij momenti ai të mos vinte më në shtëpinë tonë, kurse çfarë bëjnë nuk e di, meqë nuk kam shkelur kurrë në derën e spitalit ku punon nëna ime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat