Kam bërë seksin më të mirë në jetë më vajzën që njoha, por ka një problem tragjik...

Life style

Kam bërë seksin më të mirë në jetë më vajzën që njoha, por ka një problem tragjik...

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:03
Ilustrim

Një djalë 21 vjet ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurën me të cilën është në lidhje prej 3 vitesh, me një vajzë të re të cilën e ka njohur në një klub nate dhe me të cilën është dashuruar, përcjell Bota Sot.

Tani nuk e di se çfarë të bëjë.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam seks të mrekullueshëm me një vajzë në të cilën jam duke u dashuruar.

Problemi im i vetëm është se ajo nuk është e dashura ime.

Unë jam 21 vjet, ndërsa e dashura ime e mrekullueshme prej 3 vjetësh është 20 vjet dhe e dua atë shumë.

Derisa nuk e kam njohur këtë vajzë, unë kam menduar se do të përfundoj duke u martuar me të dashurën time.

Disa javë më parë një mik i imi më pyeti që të shkojmë në klub nate dhe dolëm.

Zakonisht, nuk dal në klub nate pa të dashurën time, por ishte kohë e mirë kur kjo vajzë e bukur zeshkane më ra në sy në klub.

Ajo qeshi dhe erdhi afër meje e filluam të flisnim. Ishte një tërheqje magnetike mes nesh.

Ne i shkëmbyem numrat, por unë rezistova për një javë dhe nuk i shkrova.

Sapo isha duke menduar që ta telefonoja, ajo më dërgoi mesazh duke më thënë nëse do të dilja për të pirë diçka.

Ne folëm  dhe patëm edhe kohë të tjera brilante.

Unë isha i sinqertë lidhur me të dashurën time dhe ajo tha se nuk do të më ngacmonte.

Por, unë i shkrova asaj më vonë dhe ne po bisedonim edhe më shumë se kurrë.

Ajo është 22 vjet, argëtuese dhe di t’i thotë të gjitha gjërat e duhura që të më bëjë mua të ndihem mirë.

Unë fillova të dashurohesha në të. Mesazhet tona u bënë flirtuese dhe shpesh edhe seksi.

Ajo dëshironte që ne të takoheshim dhe unë nuk mund të thosha jo.

Ne u takuam për një pije, por ishte si të kërcenim në rollercoaster.

Ne kaluam shumë mirë, qeshnim dhe shikonim njëri tjetrin në sy dhe më pas u kthyem në shtëpinë e saj dhe bëmë seks magjik.

Kjo ka ndodhur një javë më parë dhe ne e kemi bërë edhe dy herë.

Unë do të shkoj me të dashurën time për pushime në Tajlandë javën e ardhshme.

Nuk dua ta lëndoj, por do të doja që të shkoja me këtë vajzën tjetër që kam njohur.

Nëse e zgjedh atë, do të humbas shumë. Por, nëse qëndroj me të dashurën time, do të ndihem sikur diçka jashtë e mirë po më mungon.

Përgjigja e psikologes:

Kjo vajzë e re mund të jetë apo të mos jetë për ty, por kjo është një sinjal që ndjenjat tua janë rritur shumë në lidhjen aktuale.

Ne të gjithë ndryshojmë në adoleshencë dhe ndonjëherë dashuritë që fillojnë në rini, nuk zgjasin për kohë të gjatë.

Ti duhet të jesh i sinqertë me veten dhe të dashurën tënde dhe sigurisht që nuk është në rregull që të tradhtoni.

Shiko se si po ndihesh në pushime. Nëse ende mendon për vajzën e re, tregoj të dashurës tënde se ndjenjat kanë ndryshuar.

Prisni pak para se të merrni gjërat me nxitim me vajzën e re./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat