Këto janë gjërat që askush nuk i sakrifikon as për dashurinë

Life style

Këto janë gjërat që askush nuk i sakrifikon as për dashurinë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 10:02
Ilustrim

Thuhet shpesh se dashuria i justifikon të gjitha, madje ka edhe fuqi transformuese. Jo rrallë herë dëgjojmë frazën: “Për dashurinë do të bëja gjithçka”. Por në fakt, çfarë nuk janë njerëzit të gatshëm të bëjnë as për dashurinë?

Një grup studiuesish kanë vëzhguar më shumë se 1652 çifte duke i marrë ata në pyetje mbi eksperiencën e tyre në çift. Në fakt, ka qenë surprizuese që në një sërë tematikash, pavarësisht se na duken normale, partnerët nuk kanë dashur të heqin dorë edhe nëse partneri tjetër ua ka kërkuar diçka të tillë.

Ndryshimi i fesë (85% nuk e ndryshojnë).

Të largohen nga një mik/mikeshë e ngushtë (71% nuk e bëjnë).

Të kthehen në vegjetarian (62% nuk e bëjnë).

Të largohen nga një pozicion pune (50% nuk e bëjnë).

Ndërsa disa nga gjërat më të zakonshme të cilat çiftet pranonin t’i ndryshonin për hir të dashurisë ishin: ndryshimi i banesës, ndryshimi i qytetit, të hiqnin dorë nga duhani, të hiqnin dorë nga alkooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat