Dilema e kamotshme është zgjidhur: Kush duhet i pari të paraqitet, mashkulli apo femra?

Life style

Dilema e kamotshme është zgjidhur: Kush duhet i pari të paraqitet, mashkulli apo femra?

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 12:35
Ilustrim

A duhet akoma mashkulli të jetë xhentëlmen dhe pushtues, apo gjërat kanë ndryshuar plotësisht?

Faqja e Match.com, transmeton Telegrafi, ka bërë një hulumtim në të cilin ka pyetur meshkujt çka u pëlqen më shumë pas takimit të parë – femra e cila e para i paraqitet apo femra e cila pret që ai i pari të paraqitet?

Natyrisht, mendimet janë të ndara:

Që femra e para të paraqitet
Kështu thonë 35 për qind e të anketuarve, duke shtuar se si nuk janë të kënaqur me mënyrën e vjetër dhe tregimin për xhentëlmenët. Thonë edhe që i dëshirojnë femrat të cilat ndërmarrin iniciativën dhe që nuk do të kundërshtonin kur femra e para i bën me dije që është e interesuar për të vazhduar sërish shoqërimin.

Që femra të presë
Këtë qëndrim e kanë 55 për qind e të anketuarve. Veten e konsiderojnë gjuetarë, andaj edhe preferojnë femrën që duhet ta pushtojnë. Nuk do të humbin detyrimisht interesimin nëse ajo e para paraqitet, mirëpo kjo është mënyra e cila megjithatë ka paksa kënaqësi.

Krejt njësoj është
Thonë 10 për qind të të anketuarve. Nëse ajo e para paraqitet, nuk është problem, por është në rregull edhe nëse ata duhet patjetër të ndërmarrin hapin e parë. Në fund të fundit, duket që akoma e gjitha varet nga ajo se cilin tip të mashkullit takojmë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat