Mashkulli apo femra, kush duhet të japë shenjën i pari

Life style

Mashkulli apo femra, kush duhet të japë shenjën i pari

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:30
Ilustrim

A duhet akoma mashkulli të jetë xhentëlmen dhe pushtues, apo gjërat kanë ndryshuar plotësisht?

Faqja e Match.com, ka bërë një hulumtim në të cilin ka pyetur meshkujt çka u pëlqen më shumë pas takimit të parë femra e cila e para i paraqitet apo femra e cila pret që ai i pari të paraqitet?

Natyrisht, mendimet janë të ndara:

Që femra e para të paraqitet

Kështu thonë 35 për qind e të anketuarve, duke shtuar se si nuk janë të kënaqur me mënyrën e vjetër dhe tregimin për xhentëlmenët. Thonë edhe që i dëshirojnë femrat të cilat ndërmarrin iniciativën dhe që nuk do të kundërshtonin kur femra e para i bën me dije që është e interesuar për të vazhduar sërish shoqërimin.

Që femra të presë

Këtë qëndrim e kanë 55 për qind e të anketuarve. Veten e konsiderojnë gjuetarë, andaj edhe preferojnë femrën që duhet ta pushtojnë. Nuk do të humbin detyrimisht interesimin nëse ajo e para paraqitet, mirëpo kjo është mënyra e cila megjithatë ka paksa kënaqësi.

Krejt njësoj është

Thonë 10 për qind të të anketuarve. Nëse ajo e para paraqitet, nuk është problem, por është në rregull edhe nëse ata duhet patjetër të ndërmarrin hapin e parë. Në fund të fundit, duket që akoma e gjitha varet nga ajo se cilin tip të mashkullit takojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat