Mos harxhoni në pastrim kimik, ja si t’i pastroni xhaketat e lëkurës në shtëpi

Life style

Mos harxhoni në pastrim kimik, ja si t’i pastroni xhaketat e lëkurës në shtëpi

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 11:37
Ilustrim

Keni rroba të mira lëkure, por vitet ua kanë hequr shkëlqimin apo kanë ndonjë njollë. Mos u brengosni, ekziston zgjidhja. Disa preparate të cilat shumica e njerëzve i kanë në shtëpi janë shumë të dobishme. Njëri ndër ta është pudra për bebet.

Po ju japim këshillën se si me ndihmën e pudrës së bebeve të freskoni xhaketën, fundin, pantallonat dhe këpucët prej lëkure.

Për të freskuar rrobat e lëkurës, fërkoni pak pudër në pjesën e xhaketës apo fundit dhe pastaj fshini me leckë mikrofibrash.

Me durim dhe ngadalë kaloni çdo pjesë të xhaketës, posaçërisht kujdes kushtoni jakës, pjesës së duarve afër nyjave, pastaj skajit të poshtëm, zakonisht në ato vende xhaketa e lëkurës në së shumti është e dëmtuar.

Për t’i hequr njollat e yndyrta nga lëkura e kthyer mbrapsht, ju nevojitet: pudra e bebeve, fërkuesi plastik, fasoleta letre, thithësja e pluhurit.

Nëse rastësisht hidhni vaj në ndonjë rrobë lëkure, menjëherë duhet të reagoni. Eliminoni tepricën e vajit me fasoletë letre. Shtypeni fuqishëm fasoletën në vendin e njollës, mirëpo mos e fërkoni.

Mbulojeni tërë njollën me pudër bebeje, lëreni ashtu të qëndrojë më së paku katër orë, më mirë është gjatë natës. Pastaj hiqeni tepricën e pudrës me fërkues plastik dhe me thithëse pluhuri thitheni pudrën e mbetur.

Përsëriteni procedurën nëse njollën nuk e keni eliminuar tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat