Meshkuj, ja si ta bëni një femër për vete

Life style

Meshkuj, ja si ta bëni një femër për vete

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Kur jeta seksuale në një marrëdhënie është kthyer në monotoni, problemet fizike mund të mos jenë faktori i vetëm. Sipas studiuesit, Barnaby Barratt, elementi emocional nuk mund të vendoset kurrsesi në plan të dytë dhe nuk ka rëndësi se sa e gjatë dhe e fortë është lidhja.

“Më ka ndodhur të takohem me shumë çifte dhe mund të them me siguri se të gjithë njerëzit edhe ata që e mendojnë se janë të nxehtë dhe seksi kanë probleme dhe ndjejnë jo rrallë ankth, faj dhe turp”, shprehet specialisti. Si rezultat i shumë studimeve është arritur në përfundimin se, nëse në një marrëdhënie vihen re probleme, atëherë fajtorë janë të dy partnerët. “Kërkesa e llogarisë dhe hedhja e fajit personit që keni në krah nuk mund të përmirësojnë kurrsesi problemet në një lidhje sepse lidhjen e krijojnë të dy, ndaj faji nuk mund të jetë vetëm i njërit”, thotë Barratt. Vendoseni veten në pozicionin e partnerit për të kuptuar edhe më mirë shkëndijat që çojnë pastaj në “flakën e një zënke” dhe për të krijuar një mënyrë e cila do të ndihmojë marrëdhënien tuaj.

Reagimi

Femrat reagojnë ndryshe nga meshkujt ndaj një videoje pornografike. Ato mendojnë se këto video janë mënyra më mirë për të nxitur dhe eksituar partnerin. Nëse disa femra mendojnë se këto imazhe janë shumë erotike dhe “ndezëse”, tek të tjera nuk kanë asnjë lloj ndikimi. Shpesh fjala “të dua” nuk është rruga më e duhur për në zemrën e një femre. Prekja, në mënyrë seksuale apo jo është një zgjidhje më e mirë për të “shkrirë” zemrën e partneres dhe për ta parapërgatitur atë për një natë pasiononte.

Puthja

Prekja joseksuale mund të jetë eksituese për femrën edhe pse në sytë e mashkullit mund të duket e panevojshme. Një puthje e butë dhe e ngrohtë, sidomos në pjesën e qafës, është një mënyrë shumë e mirë për të treguar dashuri ndaj femrës. Kjo sjellje mund të jetë edhe pak dinake, ju i tregoni partneres butësi kundrejt egërsisë së një videoje pornografike. Në një lidhje të fortë duhet të ndërthuret romantizmi me epshin, në këtë mënyrë asnjë prej partnerëve nuk mund të ankohet për asgjë.

Mery Simspon është 30 vjeç edhe jeton në qytetin e Londrës. Ajo tregon se për më shumë se 25 vite kishte jetuar në provincë, por vendosi të largohej prej andej për në qytet, ku edhe do të punonte. Mery thotë se pak muaj pasi nisi të punonte në një bar njohu një burrë të cilin e pëlqeu që herën e parë që e pa.

“Unë nuk kisha besuar asnjëherë në dashurinë me shikim të parë, por të them të vërtetën kur e pashë Ottavio-n, kështu quhet, ndjeva që një e dridhur më përshkoi të gjithë trupin tim dhe u fokusova tek sytë e tij bojë qiell”, vazhdon ajo. Vetëm dy ditë pas kryqëzimit të parë të vështrimit të tyre, ata vendosën të dilnin bashkë. “Isha shumë e shqetësuar se mos ndoshta nuk do të isha në lartësinë e tij, duke qenë se ai vinte nga qyteti dhe sigurisht që kishte më shumë informacion se unë”, thekson ajo. Por ky shqetësim duket të jetë lënë pas, ndikuar më së shumti nga fakti se sipas Meryt shoqëruesi i saj u përpoq gjatë gjithë kohës të ndjehej rehat, pasi dëshira e tij e vetme ishte që të shkonin mirë dhe të kalonin një mbrëmje të këndshme bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat