Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë “të duhurin”, mendoni rreth këtyre çështjeve

Life style

Përderisa brengoseni se nuk do e takoni kurrë “të duhurin”, mendoni rreth këtyre çështjeve

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

A ju ka shkuar ndërmend ndonjëherë se mund të mos e gjeni dashurinë e jetës suaj? Se “I duhuri” mund të mos paraqitet kurrë dhe se do jetoni e vetme gjatë tërë jetës suaj?

Gjithmonë,që nga mosha e re, keni ëndërruar se si do e takoni personin e duhur apo ndonjë të përafërt me të cilin do të kaloni pjesën e mbetur të jetës, dikë me të cilin do të përqafoheni në shtrat pas një ditë të lodhshme, ndonjë që do të kujdeset për ju kur të sëmureni dhe do të dëgjojë tregimin tuaj se si e kaluat ditën. Të gjithë ne shpresojmë për një gjë të tillë sepse të gjithë jemi njerëz.

Dashuria na ndikon vazhdimisht dhe të gjithë e dëshirojmë atë. Mirëpo çka nëse e dimë se kurrë nuk do e gjejmë dashurinë e jetës dhe se do jemi e vetme për tërë jetën? Çfarë do të ndodhte atëherë?

Mendimi i parë që na bie ndërmend është “asgjë” pasiqë kemi plane që nuk përfshijnë influencën e dikujt tjetër. Le ta pranojmë se ideja se dikush do të na dashuronte me të gjitha defektet dhe mangësitë që I kemi është një ide e krijuar për arsye se ne nuk dëshirojmë të punojnë në ato defekte dhe mangësi, ne nuk dëshirojmë të përmirësohemi andaj edhe krijojmë iluzione të tilla siç është dashuria. Ëndërrojmë për dikë që do të na kufizonte të jemi ajo që në të vërtetë fshihet Brenda nesh, për dikë që kur jemi në situatë të pavolitshme do të vijë dhe do të na shpëtojë në moment të fundit.

Çka nëse heqim dorë nga pritja e “të duhurit”, mos vallë atëherë do I përkushtohemi më tepër vetes dhe familjes, mos vallë do të udhëtonim më tepër, do të arrinim lartësinë e shkallëve të korporatës ku punojmë, do të jetonim në më tepër se një vend. Mos vallë dashuria dhe “personi i duhur” na pengojnë të jemi diçka që me të vërtetë na përmbush?

Gjetja e dashurisë është një gjë që na ndryshon plotësisht dhe ndikon rrënjësisht jetët tona, mirëpo a do kishim mundur të jetonim pa gjysmën tonë tjetër dhe të zhvillonim veten deri në atë pikë saqë të plotësoheshim vetëvetiu pa patur nevojën e dikujt tjetër. Çfarë nëse ne do ishim” personi i duhur” për veten tonë?

Jetoni jetën ashtu siç dëshironi pa patur nevojë që dikush tjetër të ju ndihmojë dhe të ju dirigjojë, jetoni deri në maksimum dhe bëhuni personi që jeni duke e pritur tërë jetën. Duhet të filloni të vlerësoni jetën tuaj dhe të mos brengoseni se a tërheqet dikush tjetër nga ju përderisa ju jeni e kënaqur me atë siç jeni. Kur e jetoni jetën me vetëbesim, me liri dhe pa kufizime, ju emitoni atë lloj energjie që është e pamundur të krijohet artificialisht. Ashtu do të mund të ndikoni edhe në jetërat e njerëzve përreth jush.

Andaj pushoni së kërkuari “të duhurin” dhe bëhuni vetë ju ai person.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat