Çifti i divorcuar shkon në gjyq për kujdestarinë e qenit, vendimi do t’iu befasojë

Life style

Çifti i divorcuar shkon në gjyq për kujdestarinë e qenit, vendimi do t’iu befasojë

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 08:35
Ilustrim

Një çift i divorcuar në Romë i është drejtuar gjykatës për të zgjidhur konfliktin që kishte lindur prej kohësh mes tyre për kujdestarinë e qenit.

Gjykata ka vendosur kujdestari të përbashkët mbi qenin e dy ish bashkëshortëve, i cili do të jetojë 6 muaj me njërin dhe 6 muaj me tjetrin, me kushtin që gjatë këtyre 6 muajve pala tjetër të mund ta shohë atë vetëm dy ditë në javë.

Gjykatësi në fakt ka shpjeguar se në sistemin juridik italian mungon një standard reference që rregullon kujdestarinë e kafshëve në rast të ndarjes së bashkëshortëve. Megjithatë një projektligj në parlament sugjeron formulën e kujdestarisë së përbashkët si zgjidhjen më të mirë për këto raste.

Duke u nisur pikërisht nga ky projektligj, Gjykata e Romës ka vendosur kujdestari të përbashkët për qenin e quajtur Spot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat