Kur e kuptova se lidhja ime kishte përfunduar?!

Life style

Kur e kuptova se lidhja ime kishte përfunduar?!

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 09:15
Ilustrim

Më gjykonte për pamjen time

“ Kisha një palë xhinse të reja dhe e pyeta se çfarë mendon për ato. Ai mu përgjigj: Nëse do humbje pak peshë do isha krenar që jam i dashuri yt” thotë Gita.

Pse ishte në të drejtë: E zbulonte se çfarë fshehej në të ardhmen, ai kishte potencialin që të dëmtonte vetëbesimin e saj edhe në momente kur ajo ndjehej shumë mirë.

Nuk ndjeja asgjë

“ Ishim bashkë për gjashtë vite dhe kur në pushimin tonë të fundit ai më puthi, nuk ndjeja asgjë. As mllef, as mërzitje, asnjë shkëndi të vetme. E kuptova se ishim bërë miq” Liza.

Pse ishte në të drejtë: Miqësia brenda lidhjes është e mirë mirëpo të mos ndjesh asgjë nuk është miqësi. Miqtë na bëjnë të ndjejmë diçka, ndërsa tek Liza nuk ka mbetur as vullneti për të ringjallur ndjenjat.

E pëlqeja dikë tjetër

“ Ishim bashkë për dy vite derisa ai më bindi të martohemi. Menjëherë më pas një tip tjetër u fut në jetën time dhe menjëherë dëshiroja të isha në lidhje me të e jo me personin që do të martohesha” Sara.

Pse ishte në të drejtë: Të gjithë ne simpatizojmë dikë por në këtë rast kjo simpati zbuloi se sa të papërshtatshëm ishin Sara dhe burri i saj i ardhshëm. Në këso rastesh na ngelen dy mundësi, të punojmë në lidhjen dhe në gjërat që i mungojnë apo të vazhdojmë tutje me jetën.

Reagonte shumë ashpër

“Kisha dalë për darkë me miq kur mora disa sms me përmbajtje të ashpër dhe gjykuese se pse nuk kam pastruar banesën. Kur u ktheva në shtëpi, i kishte hedhur jashtë të gjitha gjërat e mia” Sofia.

Pse ishte në të drejtë: Duke qenë ashtu kontrollues dhe agresiv nënkuptonte rrezik në të ardhmen.

Nuk vinte në shtëpi

“ Tha se ishte shumë i dehur dhe se do flinte në shtëpinë e kolegut të tij. Më pas e lexova një sms ku kërkonte nga miku i tij që të gënjente për të.

Pse ishte në të drejtë: Deri në këtë moment ajo nuk dëshironte ta pranonte se ai e manipulonte dhe e tradhëtonte. Pas kësaj është vështirë të kthehet besimi tek ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat