Këto gjëra asnjëherë nuk duhet t’ia tregoni shoqeve për lidhjen tuaj

Life style

Këto gjëra asnjëherë nuk duhet t’ia tregoni shoqeve për lidhjen tuaj

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 15:06
Ilustrim

Është tejet natyrale dhe normale të flisni me shoqet e ngushta se çfarë po ndodhë me lidhjen tuaj, por ka disa gjëra të cilat ekspertët e lidhjeve mendojnë se më mirë është të mbesin mes juve dhe partnerit tuaj.

Kur po përjetoni një krizë seksuale…

A ka disa muaj ose javë që nuk keni bërë seks me partnerin? Nuk e dini përse, por për shkak të frustrimit e ndjeni nevojën t’ia shprehni brengat ndonjë shoqeje? Më mirë jo, mbajeni për vete!

Sipas ekspertëve, ky lloj komenti e normalizon një problem i cili duhet të adresohet.

Veç tjerash, jeta seksuale është shumë private dhe kjo duhet të respektohet.

Kur partneri jua tregon fantazinë seksuale

Në sezonën e tretë të serialit “Friends”, një episod i tërë i kushtohet momentit kur Rachel i tregon shoqes së saj Phoebe rreth fantazisë së partnerit të vet (Ross) për Princeshën Leia – dhe Rossi gjatë tërë sezonës është i zemëruar se përse ajo e ka ndarë këtë sekret.

Pra, siç e shpjegojnë edhe terapistët e seksit, shumica nga ne kemi fantazi me të cilat nuk ndjehemi komod, pra është tejet intime kur dikush ua tregon fantazinë.

Assesi mos i tregoni dikujt për fantazitë seksuale të partnerit sepse vetëm sa do të nxitni probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat