Sa paguajnë sheikët për prostitutat serbe

Life style

Sa paguajnë sheikët për prostitutat serbe

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 16:16
ilustrim

Serbi Dushan Miliç (37) dhjetë vjet më parë e kishte lënë Serbinë dhe kishte shkuar në Zvicër. Në Zvicër ai ishte lidhur me tutorë të tjerë me të cilët filloi të dërgojë vajzat nga Serbia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tanimë ai ka një bashkëpunim të ngushtë me sheikë dhe fiton shumë para, shkruajnë mediat serbe.

“Jam i kënaqur me punën, sepse në Emirate mund të fitoj para të cilat në Serbi as që do të mund ti ëndërroja. Përveç kësaj, nuk kam asnjë problem me policinë dhe ligjin, normalisht eci përgjatë qytetit dhe gjatë ditës mund të ulem në cilëndo kafene të pi kafe, jo i shqetësuar se dikush do të më arrestojë”, u ka thënë medieve Dushani nga Beogradi.

Ai gjithashtu shtoi se nga arabët fiton shuma të mëdha të parave nga prostitutat pasi që për ta nuk është shumë problem të shpenzojnë para, në momentin kur iu pëlqen ndonjëra nga ato.

“Tre vitet e fundit jam duke punuar me pesë vajza nga Serbia të cilat falë këtij biznesi kanë blerë shtëpi në shumë vende të botës. Nga vajza të thjeshta i kam shndërruar në të famshme dhe të pasura”, ka deklaruar ai duke shtuar se ato fitojnë 3000 deri në 5000 euro në javë.

Sipas tij, e vetmja që duhet të bëjnë ato, është që të kujdesen për higjienën, pamjen dhe veshjet – duhet të jenë të gatshme çdo ditë, përveç gjatë ciklit menstrual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat