Nëse në lidhje nuk keni kaluar nëpër të gjitha këto, atëherë kjo nuk është lidhje e vërtetë

Life style

Nëse në lidhje nuk keni kaluar nëpër të gjitha këto, atëherë kjo nuk është lidhje e vërtetë

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

Marrëdhëniet mes meshkujve dhe grave janë vazhdimisht “objektiv” dhe temë për diskutim. Gjithmonë ka diçka që mund të përmirësohet, kurse dashuria është më fleksible në këtë drejtim.

Lidhja është “plagë” e çuditshme dhe vazhdimisht duhet të kurohet. Ata që me lidhje konsiderojnë vetëm momentet e lumtura dhe të begatshme, nuk janë në rrugën e duhur. Dashuria kërkon edhe “gabime” të vogla të cilët duhet riparuar dhe të sillet përsosmëria. Të mësuarit të vazhdueshëm dhe njohjes më shumë për veten dhe partnerin është gjë shumë e mirë për lidhjen.

Prandaj, nëse nuk i keni përjetuar disa nga këto “gjëra të vogla” në lidhjen tuaj, atëherë duhet të pyesni veten se, a është e drejtë sepse si në çdo lidhje nuk është gjithçka “lule”.

1. Trishtimi

Nëse ndonjëherë keni ndjerë ndonjë lloj trishtimi kur partneri për një kohë të gjatë nuk është pranë teje, atëherë kjo është lidhje e vërtetë. Natyrisht, këtu mendojmë për udhëtime të gjata dhe ndarjen e pashmangshme, e jo vuajtjen për dikë.

2. “Fluturat” në bark

Fluturat në bark dhe doza e nervozizmit, gjithashtu është një pjesë integrale dhe shumë normale e lidhjes. Kur pas mosdukjes së gjatë të partnerit, ndjeni emocion dhe drithërima në të gjithë trupin, jeni e sigurt se jeni në rrugë të mirë për të thënë se lidhja juaj ka perspektivë.

3. Frustrimi

Frustrimi është, gjithashtu, mjaft normale. Në fakt, shpesh bëhemi të frustruar sepse personi ynë në momentin e dhënë nuk është pranë nesh apo ka vendosur ta kalojë kohën me ndonjë person tjetër. Bëhuni të vetëdijshëm se kurrë askush nuk mund të jetë pandërprerë i orientuar vetëm në Ju dhe se bota nuk sillet pikërisht rreth jush. Partneri, sikurse edhe ju, ka ‘unin’ e tij, të cilin gjithashtu individualisht duhet ta ngritë.

4. Tërbimi (zemërimi)

Koha është e tillë që vazhdimisht jemi në një vrull dhe jemi nervoz dhe të zemëruar për shumë gjëra. Një nga këto është edhe kur grindemi me partnerin dhe kur përpiqemi t’i korrigjojmë të gjitha mosmarrëveshjet të cilat na pengojnë që të kemi një lidhje të përsosur. Por, edhe kjo është normale. Siç e kemi cekur, asgjë nuk është ‘lule’, kurse çiftet në lidhjet “normale” zakonisht diskutojnë rreth një problemi të caktuar, e jo njëri-tjetrit “t’i ngulë thikën në shpinë”.

5. Gabimet si mësues

Edhe pse ndoshta ju nervozon kur dikush thot se njeriu mëson nga gabimet, por sa më shpejt ta pranoni këtë, jeta do të jetë më e qetë. Bëhuni të vetëdijshëm që të rriteni së bashku me partnerin, që së bashku të zhvilloheni dhe t’i mësoni hapat e reja. Gabimet do të shfaqen gjithnjë dhe më e rëndësishme është që të përballohen së bashku, e jo t’i theksoni në plan të parë dhe ta gjuani njëri tjetrin sa herë që bën “faull“.

Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të durueshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat