Çfarë të bëjmë pas përfundimit të lidhjes së gjatë?

Life style

Çfarë të bëjmë pas përfundimit të lidhjes së gjatë?

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

E keni përfunduar lidhjen e gjatë dhe tani nuk dini çfarë të bëni më tej. Nuk dini si të sillni një faqe të re në jetë dhe të filloni të takoheni me meshkuj tjerë. Kemi gjetur për ju disa këshilla.

Para së gjithash duhet të mendoni a e keni harruar me të vërtetë ish-in. Asnjëherë nuk duhet të hyni në lidhje të re nëse ende ndjeni për ish-partnerin, qoftë ajo ndjenjë pozitive apo negative.

Në lidhje të re asesi nuk bën të hyni për të harruar të vjetrën. Më parë pyesni ndjenjat tuaja dhe lëshojini. Nëse ju qahet, qani.  Më parë harrojeni ish partnerin, pastaj lëshohuni në lidhje të re. Kujtimet dhe gjësendet që ju kujtojnë ish të dashurin paketojini dhe futini në një vend ku nuk i keni para syve. Në mënyrë që mendtë mos t’i keni tek ai, gjeni për vete ndonjë aktivitet të ri.

Mbushuni me energji pozitive dhe qeshuni vesh-më-vesh. Tregojini të gjitha adutet që i keni. Vishuni në mënyrë që ju bën juve të ndiheni tërheqëse, dilni me shoqe dhe argëtohuni deri në orët e para të mëngjesit.

Duhet të dini që personi i ri të cilin do ta njoftoni nuk do të jetë i njëjti si ish partneri juaj, e kështu edhe seksi do të jetë ndryshe. Ndoshta disave do t’u duket që më mirë ka qenë me ish të dashurin, disave jo, por kjo e gjitha është punë shprehie, kështuqë mundohuni të përshtateni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat