Gjithçka sillet rreth dashurisë: 5 gjërat e çuditshme që na ndodhin kur dashurohemi!

Life style

Gjithçka sillet rreth dashurisë: 5 gjërat e çuditshme që na ndodhin kur dashurohemi!

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:34
Ilustrim

Obsesioni për të shpenzuar kohën më të madhe me personin e dashur, në mënyrë të veçantë shprehet në fillim të dashurisë. Pastaj, nuk kujdesemi për të tjerët dhe për të gjithë, por vetëm për veten tonë si dhe partnerin

Gjithçka sillet rreth dashurisë. Deri në një masë të gjithë jemi të obsesionuar pas saj. Por, ku qëndron sekreti i gjithë kësaj? Shkencëtarët kanë vërtetuar se rënia në dashuri ndryshon tërësisht kiminë e trurit.

Kur biem në dashuri, trupi jonë “sillet” çuditshëm

Në atë gjendje, trupi jonë është nën ndikimin e hormoneve, që na bëjnë të ndjehemi në të njejtën kohë edhe euforikë, të prekshëm dhe të rraskapitur, shpjegon psikologu Deborah Khoshaba.

Na duket sikur çfarëdo që të bëjë partneri, është më e mirë dhe më interesante

Në një nga epizodat e sezonit të tretë të serisë “Friends”, Ross gjen një punë dhe shpjegon të gjitha detajet – nga të gjithë aty, ajo dëgjon dhe admiron vetëm zemrën e Rachel-it. Përderisa i dëgjon të tjerët me hatër dhe me vesh të shurdhër, nga ana tjetër me Rachel-in, me të cilin ka pak javë që është në lidhje, ajo e ndëgjon atë me ëndje dhe përkushtim të plotë. A nuk ndodhë kështu edhe në jetën reale?

Nuk kujdesemi për asgjë jashtë nesh, përveç njëri-tjetrit

Të gjithë e kemi përjetuar këtë, ose të paktën shohim shembull tek të tjerët. Obsesioni për të shpenzuar tërë kohën me personin e dashur, veçanërisht është e dukshme në fillim të dashurisë. pastaj, nuk kujdesemi për të tjerët që nuk kanë të bëjnë me neve, por kënaqemi vetëm duke u përkujdesur për njëri-tjetrin.

Mendimet dhe fjalët janë si melodi për ne

Kur ne jemi mirë, çdo gjë që na thotë partneri na tingëllon si një melodi e bukur dhe shpesh disa fjali përpiqemi ti mbajmë mend dhe ti përsërisim pa ndërprerë si ndonjë varg i këndshëm muzikor.

Dëshirojmë të dijmë absolutisht çdo detaj për njëri-tjetrin

Jo vetëm që duam të dijmë gjithçka për njëri-tjetrin, por nuk është e gabuar që edhe si shokë të dëgjojmë njëri-tjetrin disa herë rreth tregimeve të njejta – “madje edhe nëse përsëriten mbi tri herë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat