Veprimet që rrezikojnë lidhjen tuaj

Life style

Veprimet që rrezikojnë lidhjen tuaj

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:26
Ilustrim

Të gjithë e dëshirojmë vëmendjen. Kush më shumë e kush më pak, është e pamohueshme ndjesia e këndshme shkaktuar nga interesi që shfaq dikush për në. Në një lidhje dashurie shpesh herë kjo gjë ngatërrohet me xhelozine. Kur partneri ka interes për ne është një gjë absolutisht e mirë, por kur e kalon kufirin, çfarë mund të quhet kjo? Mund të thoni sa herë të doni që nuk jeni xhelozë, por duhet të keni kujdes pasi veprime të pakontrolluara mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj. Sigurisht që ndaj njëri tjetrit duhet të shfaqni interes, por nëse ju jeni duke kryer veprime e mëposhtme, jeni duke rrezikuar.

1. Ju kontrolloni vazhdimisht mediat sociale

2. Kontrolloni telefonin e tij-saj çdo ditë.

3. E merrni mbi 10 herë, ndërsa ai është jashtë me shokët (shoqet)

4. Pyesni për mikeshat e tij në punë, ose për çdo femër tjetër që ka të bëjë me të dashurin tuaj ( ose e kundërta për meshkujt)

5. Kontrolloni kartat e tij dhe gjendjen e llogarisë bankare.

6.Humbni kontrollin kur ai/ajo vonohet apo nuk ju përgjigjet në telefon.

7. Dërgoni mesazhe ose merrni numrat në telefonin e tij/saj që ju nuk i njihni.

8. Ju manipuloni situata, për t’i nxjerrë atij/asaj “të vërtetën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat