Cilët janë meshkujt e paarritshëm dhe të ndaluar?

Life style

Cilët janë meshkujt e paarritshëm dhe të ndaluar?

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Ekzistojnë disa meshkuj me të cilët pa marrë parasysh se sa ju pëlqejnë, e dini se nuk mund të përfundoni me ata. Nga viti në vit, lloji i mashkullit të paarritshëm ndryshon mirëpo janë disa lloje që gjithmonë gjenden në këtë listë.

1. Vëllau i shoqes suaj. Është një rast specifik me të cilin janë përballuar shumë femra, në këtë rast asesi mos mendoni për të bërë diçka pasiqë mund ta humbasni shoqen tuaj.

2. Personi i imagjinuar. Ndoshta është një karakter i serialit tuaj të preferuar, heroi kryesor i romanit tuaj apo edhe verzioni fiktiv i ndonjë personi real, kjo dashuri është e paarritshme sidoqoftë.

3. Kamarieri apo mjeshtri i koktejeve. Është një person të cilin e shihni shesh dhe kudo, ndonjëherë ju bën të fantazoni për të.

4. E kundërta e asaj që jeni. Ai është një rrugaç ndërsa ju jeni “vajza e mamit”, ndërsa ju fantazoni se çfarë çifti do të mund të ishit.

5. Shoku i të dashurit tuaj. Fantazoni se si në një jetë paralele do të mund të ishit bashkë, ju intrigon se çfarë çifti do të mund të ishit.

6. I dashuri i mikeshës suaj. Nëse nuk keni menduar ende për këtë gjë, ose jeni duke gënjyer ose shoqja juaj ka shije të tmerrshme për dashnorë.

7. Kushëriri juaj i brezit të pestë. Ndonjëherë një marrëdhënie e tillë ju intrigon nëse do të mund të quhej incestuoze, gjërat e ndaluara janë më intriguese apo jo?

8. Rrugaçi. Ky person është stereotip me vetë faktin që ekziston, edhepse e dini se nuk keni ardhmëri me këtë tip asesi nuk mund që ta hiqni nga koka.

9. Figurë autoritative. Zakonisht ai është më i vjetër se ju mirëpo është shumë sharmant. Ndoshta është profesori i fakultetit apo shefi i juaj në punë, fuqia e autoritetit ndikon që të preokupoheni me të.

10. Tipi i paarritshëm. Mes juve dhe këtij personi ekziston një barrierë mirëpo edhe një kimi e caktuar.

11. Kolegu nga puna. Me muaj jeni munduar që të afroheni me të, tani që ia keni arritur e keni kuptuar se ai nuk ia vlen për ju.

12. Një i huaj seksi. Jeni njoftuar gjatë një seminari studentor apo gjatë pushimeve të verës, sidoqoftë kilometrat e bëjnë të veten.

13. Personi që kurrë nuk bëhet i juaji. Mendoni se është shumë seksi mirëpo fatkeqësisht ai nuk e mendon një gjë të tillë për ju.

14. Ai gjithmonë ka qenë një mik i vërtetë për ju, ndonjëherë e keni konsideruar edhe si vëlla i juaj. Mirëpo në një periudhë të caktuar filloni të vëreni se sa i pashëm është dhe se si mund të ishit çifti perfekt.

15. Personi të cilin e keni parë vetëm një herë në jetë. Nuk e keni idenë se kush është apo nga është mirëpo nuk mund ta harroni buzëqeshjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat