Këto mesazhe mos ja dërgoni kurrë ishit tuaj

Life style

Këto mesazhe mos ja dërgoni kurrë ishit tuaj

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:53
Ilustrim

Një divorc apo ndarje lë gjithmonë një dritare të hapur pse-sh dhe kujtimesh.

Dhe papritur e gjeni veten rastësisht duken menduar për ishin, apo dhe më keq bëhemi qesharakë duke i dërguar mesazhe.

Para se të dërgoni mesazhin e 100-të radhës, reflektoni nëse është kjo ajo që doni. Living ju fton të zbuloni disa nga mesazhet që nuk duhet t’i çoni kurrë ish-bashkëshortit tuaj.

1. Më mungon.

Ky është mesazhi më i zakonshëm që çohet pas një divorci. Përpara se të shtypni opsionin ‘’send’’ mendohuni nëse ju mungon me të vërtetë apo thjesht ndiheni vetëm. Lëreni të shkuarën të shkojë dhe mësoni të ecni përpara.

2. Je një baba shumë i keq.

Pavarësisht mënyrës sesi ka përfunduar një martesë, nuk keni asnjë të drejtë të gjykoni performancën prindërore të ish- partnerit tuaj. Mos harroni që nëj mesazh i tillë mund t’ju kushtojë edhe ndonjë proces gjyqësor.

3. Kush është ajo në foto?

Nuk e mbajtët premtimin. Edhe kësaj here spiunuat facebook-un e tij. Marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi dhe ai ka të drejtë të krijojë njohje të reja. Ndërkohë ju mund të postoni foto me mikun tuaj muskuloz.

4. Ç’kemi!

‘’Ç’kemi’’ në orën dy të mëngjesit është mesazhi më acarues që mund t’i çonit dikujt. Respektoni kufinjtë e distancës dhe ata kohorë. Një ish është gjithmonë një ish.

5. Ke qenë një bashkëshort i keq.

Është shumë vonë për të bërë këtë lloj gjykimi. Ca gjëra duhej të ishin thënë kohë më parë. Më mirë të heshtni dhe ta hidhni pas krahëve.

6. Nuk më ka pëlqyer kurrë mamaja jote.

Përqëndrohuni vetëm tek faktet e tanishme që ju lidhin me ishin tuaj. Deklarata të tilla emotive nuk kanë asnjë vlerë për të. Edhe pse këtë të mamasë mund t’ia shkruani në mënyrë më të ‘’ëmbël’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat