Meshkujt që duan të martohen, duhet të kenë mjekër të gjatë

Life style

Meshkujt që duan të martohen, duhet të kenë mjekër të gjatë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 17:59
Ilustrim

Hulumtuesit në Universitetin e Queenslandit, kanë ardhur në përfundimin se meshkujt që duan të kenë një lidhje serioze, duhet të kenë mjekër të gjatë.

Studiuesit e kanë bërë një hulumtim, ku fytyrën e një burri e kanë paraqitur të rruar pastër, pastaj me mjekër të parruar dhe të rritur pak, si dhe në rastin e tretë ku mjekra ishte e lëshuar gjatë.

Duke shfaqur këtë imazh, janë pyetur shumë femra se cili do t’ju pëlqente për lidhje të shkurtër, lidhje të përkohshme, si dhe martesë që zgjatë përgjithmonë.

Shumica dërmuese e pyeturave e kanë zgjedhur burrin me mjekër të gjatë, si njeriun me të cilin do të kalojnë jetën.

“Të pasurit e mjekrës tregon fortësinë mashkullore dhe mundësinë e ofrimit të të gjitha të mirave, që do t’i kërkonte një femër”, shkruan në Zhurnalin e Biologjisë Evolutive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat