Përse kopsat e këmishave ndodhen në anën e majtë për femrat dhe në të djathtën për meshkujt?

Life style

Përse kopsat e këmishave ndodhen në anën e majtë për femrat dhe në të djathtën për meshkujt?

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 08:05
Ilustrim

Keni menduar sa herë gjatë jetës suaj keni larë apo hekurosur këmisha? Qindra e mijëra herë.

Por me siguri ju ka shpëtuar një detaj shumë interesant, vendosja e kopsave. Shkoni dhe merrni tani një këmshijë tuajën dhe të partnerit dhe do ta vini re dallimin. Kopsat e këmishave të femrave janë në të majtë, kurse ato të meshkujve në të djathtë.

Arsyet e kësaj zgjedhjeje i kanë rrënjët thellë në histori. Gjatë kohës së luftës, meshkujt mbanin armën me dorën e djathtë dhe për këte arsye ishte më e lehtë të zbëthenin këmishën me dorën e majtë. Mjafton të shihni portretet e shekullit të 19-të ku mashkulli shfaqet me dorën e djathtë në parzmore ose duke mbajtur armët e luftës, ndërkohë që kopsat e veshjes janë në të djathtë.

Ndërkohë që ka teori shumë interesante për vendosjen e kopsave në anën e majtë për femrat. Në përgjithësi femrat i mbajnë fëmijët e tyre me dorën e djathtë dhe është më e lehtë të zbërthejnë kopsat në të majtë. Kjo ndihmon dehe në ushqyerjen e të porsalindurit.

Rikthehemi sërish në kohët e largëta. Femrat aristokrate visheshin në përgjithësi nga shërbëtoret dhe duke qenë se shërbëtoret ishin njerëz të thjeshtë dinin të përdornin më mirë të djathtën. Për këtë arsye ishte më e lehtë dhe më praktike të zbërthenin kopsat në të majtën.

Teoria e fundit është shumë interesante dhe lidhet me kalërimin. Në përgjithësi femrat kur kalërojnë kanë tendencë të anohen në të djathtë. Vendosja e kopsave në të majtë nuk lejonte që të shfaqej ndonjë pjesë trupi ne rast të ndonjë ere të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat