Studimi /Meshkujt ndërrojnë rolet me femrat, ja pse

Life style

Studimi /Meshkujt ndërrojnë rolet me femrat, ja pse

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Në kohët moderne po shohim se po shtohen meshkujt që tërhiqen më shumë nga femrat e pasura. Meshkujt po preferojnë më shumë pikërisht këto femra, të cilat kanë më shumë të ardhura se ata.

Sipas, “Dating & Dollars”  u gjet se 4% e meshkujve  kanë pranuar se nuk do lidheshin me një femër që fiton më shumë se ata, ndërsa 96% kanë pranuar se do lidheshin me këto femra që fitojnë më shumë.

1. Nuk ndikon te llogaria e tij bankare

Meshkujt janë shprehur se do dëshironin që partnerja e tyre të fitonte më shumë, sepse nuk do ndikonte te të ardhurat e tij. Nëse ajo do dëshironte të paguante faturat, do ishte fantastike.

2. Duket më shumë tërheqëse

Nëse një femër do kishte më shumë të ardhura, meshkujt kanë pohuar se duket më shumë tërheqëse. Pavarësia ekonomike i bën ato të duken më shumë interesante.

3. Nëse del me dikë që nuk fiton, mund ta tradhtojë

Edhe nëse do frekuentonin dikë që nuk fiton më shumë, mundësia për ta tradhtuar me dikë që fiton më shumë është e madhe. Meshkujt e kanë pranuar këtë gjë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat