Kjo vajzë pyeti të gjithë ish'ët e saj pse lidhja dështoi dhe mori këto përgjigje

Life style

Kjo vajzë pyeti të gjithë ish'ët e saj pse lidhja dështoi dhe mori këto përgjigje

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 19:00
Ilustrim

Romancat e papritura dhe shumë emocionuese të përfshijnë tërësisht, aq sa mendon se personi në krah është i duhur, por si gjithë gjërat e bukura mbarojnë shumë shpejt. Një vajzë është përpjekur t’i japë shpjegim vetes së saj dhe meqë ka mbajtur marrëdhënie miqësore me të gjithë ish-ët vendosi që t’i japë shpirtit të saj paqe.

Në fillim dukej e mrekullueshme, madje ajo nuk i pëlqente fare, por djemtë ishin aq këmbëngulës dhe të vendosur për ta bërë për vete sa në fund ia dilnin. 

Dhe kur vajza fillon të ketë ndjenja ata krejt papritur zhduken. Kjo ishte praktikisht çdo histori dashurie për të, deri sa ajo vendosi të marrë përgjigje. Pse çalonte marrëdhënia me këta djem që në fillim dukeshin sikur ishin gati të jepnin gjithçka për të?

Disa nga përgjigjet ishin këto:

Ajo u përfshi “pak si tepër” dhe marrëdhënia u bë intensive shumë shpejt.

Kjo erdhi nga tipi që i tha se dëshironte një fëmijë brenda dy vitesh.

I shijoi shumë marrëdhënia me të, por nuk dëshironte që ajo të investohej më shumë se ç’duhej.

Ky tjetri e prezantoi me prindërit e tij në takimin e tyre të dytë.

Ajo ishte personi i parë që ky pëlqente pas një viti, por puna nuk i jepte kohë për një marrëdhënie.

As nuk ishte nevoja ta komentonte këtë pasi është qartësisht justifikimi më i vjetër në botë.

Përgjigjet në situata respektive ishin vërtetë për t’u shkrirë gazit, por jo për gocën ama. Presupozojmë se qau shumë, por në fund nxorri një mësim të vlefshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat