Bëra seks të mahnitshëm me një vajzë për një natë, por ajo që zbulova më pas, më ka shokuar...

Life style

Bëra seks të mahnitshëm me një vajzë për një natë, por ajo që zbulova më pas, më ka shokuar...

Nga: Bota sot Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
Ilustrim

Një djalë 21 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me një vajzë për një natë dhe ajo tashmë është shtatzënë, por ai nuk do që t’ia dijë, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i tij:

Kam bërë seks me një vajzë për një natë dhe ajo tashmë është shtatzënë, por kjo nuk është puna ime.

A kam unë të drejta për këtë fëmijë nëse lindë?

Unë jam 21 vjet dhe mjaft i brengosur për këtë. Unë isha në shtëpinë e shokut tim dhe e dashura e tij ishte me një shoqe të saj. Ajo është 20 vjet.

Ne pimë shumë dhe unë e ajo vajza tjetër përfunduam duke bërë seks të pambrojtur.

Ishte natë e mahnitshme, seks i mrekullueshëm dhe më pëlqeu ajo vërtetë, por kur unë e pyeta atë në mëngjes nëse do që të shihemi sërish, ajo më tha se është në lidhje me një djalë dhe ne nuk do shihemi më kurrë.

Javë më parë i thash shokut tim se e kisha parë të dashurën e tij me shoqen e saj në qytet.

Ai më tregoi se ajo vajza është shtatzënë në muajin e gjashtë dhe unë u shokova.

Ai më tha të mos merakosem sepse ajo i kishte thënë se babai ishte një nga dy djemtë, i dashuri i saj apo dikush tjetër, por nuk më kishte përmendur mua.

Unë ende nuk isha i bindur dhe fillova të shikoja mesazhet e asaj nate dhe të bëja kalkulimet.

E pashë që ne ishim takuar në kohën që ajo ka mbetur shtatzënë.

Pastaj unë e gjeta atë në rrjete sociale.

Ajo erdhi tek unë dhe më tha të mos brengosesha pasi kishte ndryshim në kohën kur ne bëmë seks dhe kohën kur kishte mbetur shtatzënë.

Fillova të flisja me të dhe më tregoi se sa e thyer është, me shtatzëninë e saj, pasi nuk e di nëse fëmija është i të dashurit të saj.

Në mënyrë të marrë i sugjerova që të bëjmë testin e atësisë, me shpenzimet e mia.

Biseda kishte filluar pozitive dhe më pas ajo vetëm ndryshoi.

Tani ajo më ka fshirë nga Facebook dhe e ka fshirë numrin tim, por nuk mund ta heq fajin se fëmija është i imi.

Përgjigja e psikologes:

Kjo tingëllon shumë e vështirë dhe vajza mund të kuptojë se si një natë e pakujdesshme e seksit mund të ndryshojë jetën përgjithmonë.

Nëse ajo shpreson në dashurinë e të dashurit afatgjatë, ajo duhet ta pranojë fëmijën si të tij, e etmja gjë që nuk ka nevojë është të bisedojë për testin për atësinë e fëmijës.

Ajo ju ka dhënë një shpjegim të arsyeshëm pse fëmija nuk mund të jetë i juaji.

Djemtë janë të kënaqur në raste të tilla, në vend se të paguajnë 16 vjet mirëmbajtje për fëmijën.

Apo ke dëshirë të bëhesh baba?

Dhe, të lutem, mëso nga kjo përvojë për raste të tjera kur bën seks të pambrojtur./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat