Historia, shkova me të dashurin e vjehrrës, por …

Life style

Historia, shkova me të dashurin e vjehrrës, por …

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një vajzë e re, pasi u nda nga i dashuri u lidh me partnerin e ishvjehrrës së saj. Ajo tregon se si shkuan gjërat deri tek lidhja intime me njerkun e ish­të dashurit. Në një letër drejtuar psikologes së “The Sun”, vajza kërkon një përgjigje të mençur për situatën në të cilën ndodhet.

Letra e vajzës

“Kam nisur një raport intim me partnerin e ish­vjehrrës sime. Unë jam 21­vjeçe dhe kam qenë e lidhur për disa kohë me të dashurin që ishte 23­vjeç. Një ditë isha në shtëpinë e tij dhe u zumë shumë keq, ai më nxori jashtë dhe unë nuk ndaloja së qari. Në atë moment vjen i dashuri i vjehrrës sime, dhe u tregua shumë i sjellshëm për të më ngushëlluar. Ai më vuri dorën në shpatulla dhe më tha se nuk ia vlente të qaja. Më pas kur i thashë se duhej të largohesha, ai këmbënguli që të më shoqëronte. Pasi shkuam në shtëpi, e ftova brenda dhe pimë nga një gotë verë. Aty ndjeva dëshirën se doja të bëja seks me të dhe ia lash ta kuptonte mjaft qartë, pasi fillova ta prek. As ai nuk rezistoi dhe aty nisëm të putheshim e më pas të bënim seks fantastik. Të nesërmen në mëngjes e mora në telefon për ta pyetur se kur do takoheshim sërish, por ai më tha se është më mirë që të mos takoheshim më. Unë insistove pak dhe ai u dorëzua. Tani kemi një kohë të gjatë që bëjmë seks rregullisht, por ai vazhdon ende të jetojë me ish­vjehrrën, ndërsa unë sigurisht që pas asaj dite që e takova u ndava nga i dashuri. Unë kam filluar ta dashuroj marrëzisht, edhe pse është shumë më i madh se unë në moshë. Por a më do edhe ai njësoj?!”

Përgjigjja e psikologes

“Fakti që ai jeton ende me partneren e tij do të thotë se të dëshiron vetëm për seks, dhe se njëkohësisht të mban të varur dhe të pengon të lidhesh me një person të përshtatshëm për ty. Mendoj se duhet ta shkëpusësh këtë lidhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat