Dhuratat ideale për femrat që pëlqejnë aksesorët

Life style

Dhuratat ideale për femrat që pëlqejnë aksesorët

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:31
Ilustrim

Është sërish ajo koha e vitit! Ju e keni parasysh, kur temperaturat bien dhe nis stili i veshjeve të trasha. Dhe po keni të drejtë – është koha e dhuratave të festave.

Mund të keni realizuar disa dhurata të ëmbla për nënën ose diçka trendi për dikë që keni pasur në jetën tuaj, por tani është koha për t’u fokusuar në blerjen e gjërave për njerëzit “e vështirë” – ata që “udhëheqin” modën.

Çfarë t’i blini vajzës që duket se ka gjithçka? Asnjëherë mos u frikësoni, sepse ne ndodhemi këtu për t’ju treguar të gjithë aksesorët “must”, që do t’ju bëjnë të fitoni statusin e personit më kreativ për dhurata, pavarësisht se e vendosni poshtë Pemës së Vitit të Ri ose jo.

Guxoni me çanta dhe bizhuteri që shtojnë gjallëri në nuancat e veshjeve të përditshme, si çanta dhe pupat Furla. Ngjyrat pastel, të ndritshme dhe aksesorët me sharmë janë mënyra më e mirë se si të fokusoheni te një dhuratë me stil këtë sezon.

Të gjithë djemtë me stil e dinë që sezoni festiv është koha e duhur për gjërat me shkëlqim dhe gurët. Jepini asaj dhuratën e shkëlqimit dhe ajo do t’ju jetë përjetë mirënjohëse.

Zgjidhni për bizhuteri forma rrethore apo katrore për femrat që janë shumë të dhëna pas stilit të rrugës, ndërsa kombinohen lehtësisht me çdo paraqitje. Ose mund të kujdeseni për ta ngrohur në ditët e ftohta të dimrit, duke zgjedhur dorashkat apo shallin perfekt në nuancat pastel.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat