Numri “ideal” i partnerëve seksualë është …

Life style

Numri “ideal” i partnerëve seksualë është …

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:56
Ilustrim

Një studim i fundit i bërë nga universiteti Nottingham në Britani, ka dalë në përfundimin se numri ideal i partnerëve seksualë është as më pas dhe as më shumë se tre. Në hulumtim janë përfshirë femra dhe meshkuj,nën moshën 30 vjeç, pra secila kategori ka thënë se cili ishte numri ideal i partnerëve seksualë, por ka dhe nga ata që në rast se marrëdhëniet nuk funksionojnë për shumë arsye, atëherë kjo shifër bie poshtë.

Në hulumtim thuhet se numri tre është ideal, pasi nëse do kishte më shumë partnerë në jetën e tyre,  atëherë rritet probabiliteti i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. 

Studiuesit zbuluan se burrat janë më pak selektiv me gratë nëse nuk janë të interesuar për të marrëdhënie serioze. Pra, ata mund të kryejnë marrëdhënie me një vajzë nëse ajo ka pasur më shumë se 3 partnerë.

Megjithatë, të dy gjinitë dëshironin që partneri i ardhshëm të ketë pasur para tij tre marrëdhënie, sepse ata besojnë se ky është numri ideal. Si burrat dhe gratë janë shprehur se janë të gatshëm për të lidhur jetën me një person që ka pasur më parë një jetë seksuale të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat