Zbulohet sekreti i femrave japoneze, ja përse nuk shëndoshen

Life style

Zbulohet sekreti i femrave japoneze, ja përse nuk shëndoshen

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:26
Ilustrim

Jetëgjatësia mesatare e një gruaje japoneze është 84 vjet. Veç kësaj, ato njihen edhe për rininë e tyre të ‘përhershme’.

Kjo mund të jetë për shkak të kuzhinës së tyre, e cila cilësohet si kuzhina më e shëndetshme në tërë botën.

Sidoqoftë, përveç kuzhinës, ekzistojnë edhe disa sekrete tjera, të cilat  sjellim më poshtë për ju:

Ushqimi i përbërë me peshq, sojë, pemë, perime, oriz

Shujta japoneze e përgatitur në shtëpi kryesisht përbëhet nga këta përbërës. Këto produkte janë kruciale për një shëndet të mirë.

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm

Japonezët gjithmonë e fillojnë ditën me një mëngjes të përgatitur në shtëpi, dhe ekspertët shëndetësorë nga e gjithë bota kanë dëshmuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.

Nuk hanë ushqime të proceduara dhe ushtrojnë rregullisht

Në Japoni, njerëzit shumë pak hanë ushqime të procedura. Veç kësaj, ata edhe bëjnë ushtrime të ndryshme fizike, siç është ecja, çiklizmi etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat