Ja rregullat që ndjekin të famshmit për një pamje perfekte. Tani mund të filloni edhe ju!

Life style

Ja rregullat që ndjekin të famshmit për një pamje perfekte. Tani mund të filloni edhe ju!

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 19:02
Ilustrim

Është shumë e zakonshme të dëgjojmë se të famshmit ndjekin dieta rigoroze për të ruajtur një fizik perfekt. Por a funksionojnë vërtet këto dieta? Shoqata britanike e dietave dhe ekspertët e të ushqyerit, tregojnë disa nga sekretet që ndjekin ata që ne shohim me aq ëndje përtej ekranit të televizorit.

Ndiqni rregjim të rregullt ushqimor

Ata që i përmbahen kësaj dietë, ashtu si aktoret Miranda Kerr dhe Jessica Alba, hanë ushqime “të pastra”, dhe shmangin të gjitha ushqimet e përpunuara, që do të thotë se nuk konsumojnë ushqime me sheqer të rafinuar dhe hanë ushqimet në “gjendje natyrore”.

Çaj detoksifikues

Nicki Minaj dhe  Kylie Jenner, kanë paraqitur në llogarinë e tyre në Instagram produktet e çajit detoksifikues.

Termi i saktë është “çaj detoksifikues”, dhe produktet e tij pretendojnë përmirësimin e lëkurës,  zvogëlimin e fryrjes  dhe ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Data 6: 1 

Kjo është dieta e këngëtarit Chris Martin, e cila përfshin ushqyerjen me dietën tuaj të zakonshme për gjashtë ditë – dhe pastaj mos të hani ushqim fare ditën e shtatë.

Lëngje jeshile

Të gjelbër do të thotë të shëndetshëm, apo jo? Këto lëngje janë të përbërë nga fruta të ndryshme dhe perime. Rosie Huntington-Whiteley, Blake Lively dhe Gwyneth Paltroë preferojnë të konsumojnë këto lëngje. Nëse merrni shembullin e tyre do të përfitoni detoksifikim dhe humbje peshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat