Si të zbuloni të fshehtat e jetës seksuale të partneres

Life style

Si të zbuloni të fshehtat e jetës seksuale të partneres

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:33
Ilustrim

Kur është koha e duhur për të bërë seks, por për të mbetur shtatzënë?

Gratë tani kanë një mik tjetër më të mirë dhe ai është celulari i tyre, me aplikacionin Glow.

Ky i fundit po shndërrohet si “spiuni” që ju njeh me jetën seksuale të grave.

I krijuara në vitin 2013, prej thuajse 2 vitesh Glow ka ndihmuar në rreth 150.000 raste shtatzënie, sipas të dhënave që kanë në sistemin e tyre.

Ndërsa në skedarët e këtij aplikacione janë të dhënat e 47 milion grave, për ciklin e tyre të fertiliteit, por dhe të dëshirës, cilësisë dhe sasisë së seksit në jetën e tyre.

Të dhënat tregojnë se gratë kanadeze bëjnë rreth 45% më shumë seks, se mesatarja e përdorueseve të Glow.

Gratë australiane ndërkohë mbesin më shumë shtatzënë, rreth 37 % se mesatarja.

Të dhënat e këtij aplikacioni tregojnë se gratë nuk kanë dëshirë seksuale deri në një javë pas përfundimit të ciklit të tyre.

Por dhe nëse gjithmonë e më shumë gratë po shijojnë lirinë e tyre seksuale, sipas Glow, kënaqësia nga raportet nuk është gjithmonë e kënaqshme.

Kështu 1 /3 e grave kanë thënë se më mirë të hiqnin dorë nga seksi se nga telefoni i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat